''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59896 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 August 2022

“Në konferencën vjetore të Parlamenti Rinor Evropian(PRE) me temën “Sinjalizimi dhe mbrojtja e sinjalizuesit në linjë me Direktivën e BE-së”, Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj, inkurajon të rinjtë të angazhohet projekte për mbrojtjen e sinjalizuesve ”

03 gusht 2022, Prishtinë

Me ftesë të organizatës Parlamenti Rinor Evropian(PRE) në kuadër të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka marr pjesë në hapjen e punimeve të Konferencës vjetore të Rinisë Evropiane 2022, në sesionin “Sinjalizimi dhe mbrojtja e sinjalizuesit në linjë me Direktivën e BE-së”.  Në adresimin e tij, para të rinjve,  Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj ka mbështetur iniciativën e të rinjve për ta trajtuar një temë si sinjalizimi dhe mbrojtja e sinjalizuesve, ndërsa, ka ftuar të rinjtë që të jenë pjesë e iniciativave që nëpërmjet projekteve të tilla forcojnë demokracinë në Kosovë.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Drejtori Buleshkaj, ka informuar gjithashtu, se AKK së shpejti do ta lancojë fushatën informuese për mbrojtjen e sinjalizuesve, ndërsa ka ofruar bashkëpunim të plotë për organizatat e të rinjve pjesëmarrës në këtë forum.

Konferenca Vjetore e Rinisë Evropiane 2022, e cila po mbahet në Komunën e Prizrenit, ka për qëllim të krijoj një  forum unik për të rinjtë evropianë nga Kosova dhe gjithë Evropa, ku mund të krijojnë mundësi bashkëpunimi në forcimin e shoqërisë civile në nivel lokal dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim në të ardhmen.

Kthehu tek lajmet tjera