''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59889 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 July 2022

Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë shkëmben përvojat për luftimin e korrupsionit me institucionet homologe në Francë (Paris)

Me iniciativën dhe organizimin e Ambasadës së Francës në Kosovë, një Delegacion pesë anëtarësh nga Agjencia kundër Korrupsionit dhe i kryesuar nga Yll Buleshkaj zhvillojnë një vizitë zyrtare dy-ditore në Francë (Paris) ku kanë  zhvilluar takime me udhëheqës të institucioneve homologe, që kanë për fushëveprim parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Në ditën e parë u realizuan tri takime.

 

Takimin e parë zyrtarë, në autoritet franceze, delegacioni i Agjencisë kundër Korrupsionit e zhvilloi në  Agjencinë Kundër Korrupsionit të Francës (Agence française anticorruption), ku u pritën nga  Izadora Zubek, Zëvendës Shefe e Misionit për Çështje Ndërkombëtare dhe Pierre-Yves Allain, Menaxher Sektori, ndërsa diskutuan për rolin e Agjencisë kundër Korrupsionit në Francë, bashkëpunimin me Prokurorinë Publike, si dhe format  e bashkëpunimit  të Agjencisë  me ministrinë e drejtësisë dhe ministrinë e financave në trajtimin e rasteve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Gjatë takimit, përfaqësuesit e institucionit të AKK-së në Francë,  prezantuan edhe  mënyrat e  bashkëpunimit të Agjencisë me ministrinë e drejtësisë dhe ministrinë e financave në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Në takimin me përfaqësues të Agjencisë kundër Korrupsionit në Francë, Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj i njoftoi përfaqësuesit e institucionit homolog lidhur me fushëveprimin e Agjencisë kundër Korrupsionit, në veçanti organizimin dhe zhvillimin e procesit të hetimeve administrative nga AKK.

Në takimin e dytë, delegacioni i AKK u prit nga përfaqësues të Institucionit të Autoritetit të Lartë për Transparencë në Jetën Publike (Haute Autorité pour la transparence de la vie publique), Marie Lintzer, përgjegjëse për partneritetet ndërkombëtare  dhe Michel Smaniotto Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Autoritetit të Lartë për Transparencën në Jetën Publike,  ku u diskutua deklarimi dhe verifikimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, hetimet administrative dhe bashkëpunimi me Prokurorinë Publikesi dhe zhvillimi i proceseve dhe masave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit për nëpunësit civilë me pozita të nivelit të lartë.

 

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, prezantoi para përfaqësueseve të institucionit francez procesin e deklarimit të pasurisë në Kosovë, konkretisht mandatin e AKK-së në raport me transparencën e pasurisë së zyrtarëve publik, kontrollin e plotë të pasurisë si dhe rolin e AKK-së në parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve publikNë takim me përfaqësues të Autoritetit të Lartë për Transparencë në Jetën Publike, u diskutua gjithashtu edhe për mënyrat e bashkëpunimit ndërkombëtar të cilat aplikohen nga institucioni francez për verifikimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit, Afrim Atashi vuri theksin në rritjen e transparencës së zyrtarëve publik dhe llogaridhënies së tyre ndaj taksapaguesve përmes deklarimit të pasurisë dhe bërjen publike të pasurisë së tyre. Ky mekanizëm po jep rezultate në ngritjen e besimit të qytetarëve në institucione tha më tutje  Atashi.

 

Shkëmbimi i përvojave për trajtimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit, ishin gjithashtu temë diskutimi mes delegacionit të AKK-së gjatë vizitës në Këshillin e Lartë Gjyqësor të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (Conseil magistrature), në takimin e  tretë në Francë. Delegacioni u prit nga Isabelle Pouey, Zëvendësuese e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit dhe Lise Chipault, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme. Përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor, diskutuan me Drejtorin e AKK-së, Buleshkaj, për dinamikën e trajtimit të rasteve të korrupsionit nga Këshilli i lartë Gjyqësor, ndërsa,  në relacionin me krijimin e besimit në opinionin publik në sistemin gjyqësor, përfaqësuesit e Këshillit paraqitën si një nga objektivat kryesore të institucionit  transparencën dhe hapjen e institucionit për të bashkëpunuar me të gjithë sektorët e shoqërisë dhe lobimin për të promovuar respektimin e ligjit, nëpërmjet publikimeve, prezantimeve dhe bërjen publike të statistikave të rasteve të trajtuara.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, prezantoi praktikat e AKK në procedimin e rasteve në Prokurorinë e Shtetit si dhe bashkëpunimin e AKK-së me institucionet relevante në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke përfshirë edhe nevojën që ky bashkëpunim të bëhet edhe më efikas. 

Kthehu tek lajmet tjera