''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54724 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 February 2022

Shefi i Zyrës së BE-së/EUSR, vizitoi Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit

24 shkurt 2022, Prishtinë

Sot, drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së/EUSR, ambasadorin Tomas Szunyog.

Z. Buleshkaj shkurtimisht prezantoi punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe vizionin e tij për zhvillimin e agjencisë dhe punës kundër korrupsionit.

Ambasadori Szunyog e uroi drejtorin e sapozgjedhur të Agjencisë dhe i uroi suksese në detyrën e re.

Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë për të mbështetur punën e Agjencisë si një prej aktorëve kryesorë kundër korrupsionit në Kosovë,  në aspektet teknike dhe e legjislacionit.

Ambasadori Szunyog dhe drejtori Buleshkaj ranë dakord që të bashkëpunojnë edhe më tej me synimin e përbashkët drejt konsolidimit të kapaciteteve të Agjencisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, si dhe për një koordinim më të mirë ndërinstitucional të institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovë.

Kthehu tek lajmet tjera