''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38072 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 May 2019

Ambasadori Amerikan priti ne takim drejtorin e Agjencise Kunder Korrupsion

Prishtinë, 17 Maj 2019 

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, u prit në takim nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij z. Philip S. Kosnett. 

Në këtë takim z. Havolli njoftoi Sh.T. Ambasadorin Kosnett për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në fushën e ndryshimeve legjislative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktit të interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktual të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit.  

Sh.T. Ambasadori Kosnett konfirmoi mbështetjen Ambasadës dhe të shtetit Amerikan për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson shumë punën e përkushtuar të kësaj Agjencie. Ambasadori Kosnett theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe luftimin e krimit ekonomik. 

Kthehu tek lajmet tjera