''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1386 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


31 March 2017

Agjencia Kundër Korrupsionit publikon Raportin Vjetor 2016

Prishtinë, 31 mars 2017 – Agjencia Kundër Korrupsionit ka sot ka bërë publik raportin vjetor të punës për vitin 2016. Në konferencën për shtyp të ftuar me këtë rast, Drejtori i Agjencisë z. Shaip Havolli fillimisht ka falënderuar përfaqësuesit e mediave për mbulimin korrekt të punës Agjencisë dhe për mirëkuptimin e hasur për ndjeshmërinë e informacionit në situata të caktuara.

 

Z. Havolli i ka siguruar mediat kjo bëhet për të qenë korrekt me normat ligjore dhe për të mos dëmtuar procesin hetimeve, duke shtuar se mediat janë dëshmuar të jenë një shtyllë e rëndësishme e kësaj shoqërie dhe një aleat i fuqishëm i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

 

Gjatë prezantimit të Raportit Vjetor, z. Havolli ka vënë në pah të arriturat e Agjencisë, prioritetet e saj, por dhe sfidat me të cilat po përballen drejt ndërtimit të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit.

 

Drejtori Havolli me këtë rast ka falënderuar Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë, Këshillin e Europës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Ministrinë e Drejtësisë, korpusin diplomatik, si dhe institucionet vendore për mbështetjen teknike, profesionale dhe financiare në forcimin e mekanizmit institucional në luftën kundër korrupsionit.

 

Raporti Vjetor 2016 i Agjencisë Kundër Korrupsionit sot në mëngjes zyrtarisht i është dorëzuar administratës së Kuvendit të Kosovës për procedim të mëtejmë.

 

 

Raporti është i qasshëm në ueb faqen zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsionit http://www.akk-ks.org/repository/docs/Raporti_Vjetor_2016_versioni_final_shqip_357213.pdf

Kthehu tek lajmet tjera