''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1157 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 August 2014

Kryetari I Komunës së Kllokotit është në Konflikt Interesi

Prishtinë, 22 gusht 2014 - Agjencia kundër korrupsionit konstatojë se ekziston konflikti I interesit në rastin e zyrtarit të lartë publik z. Srecko Spasic për faktin se përveç që mbanë postin e kryetarit të komunës së Kllokotit ai është edhe person I autorizuar I një ndërmarrje private, pozicione këto që bijën ndeshë me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e Funksionit Publik.
Zyrtari i lartë z. Spasic, është këshilluar që gjatë ushtrimit të funksionit publik si zyrtar i lartë nuk mund të ushtroj funksion menaxhues në ndërmarrje private, dhe për të shmangur konfliktin e interesit duhet të bartë menaxhimin e biznesit tek një person i besuar (jo person i afërt i familjes), dhe përkundër afatit ligjor të dhënë nga Agjencia, zyrtari i lartë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të shmangur Konfliktin e Interesit

Prandaj, duke pasur parasysh këto rrethana Agjencia vlerëson se zyrtari i lartë z. Srecko Spasic nuk e ka shmangur gjendjen e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, pavarësisht paralajmërimeve nga ana e Agjencisë.

Si rrjedhojë, bazuar në nenin 18 paragrafi 8 të Ligjit për parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e funksionit Publik, Agjencia do ti kërkon Institucionit ku zyrtari i lartë ushtron funksionin që të filloj procedurën për shkarkimin e tij. 

Për më tej sipas Ligjit në fjalë çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara me këtë ligj, kur nuk paraqet vepër penale, paraqet kundërvajtje dhe dënohet me gjobë, mirëpo përveç dënimit gjykata mund ti shqiptoj edhe masën mbrojtëse; ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.

Vendimin zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Konflikti i Interesit Vendimet

Kthehu tek lajmet tjera