''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1092 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 September 2018

AKK i adreson Opinion Komunës së Klinës

Prishtinë, 19 shtator 2013 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni kërkojë nga Komuna e Klinës që ti ndërmerr të gjitha masat nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Shtruarja me Kubëza e Hapsirave Publike-Trotuareve në Qytet” në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Gjatë procesit të mbikëqyrjes së procedurave dhe respektimit të kritereve të këtij tenderit në fjalë i cili është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së më 30/08/2013, në Procedurë të Hapur, AKK ka vërejtur se të dhënat në “Dosja e Tenderit” dhe në “Njoftimin për Kontrate” nuk janë të harmonizuara. 

Në njoftimin për kontratë numri i prokurimit është 634 12 054 521 ndërsa në dosjen e tenderit numri i prokurimit është 634 13 054 521, gjithashtu tek pjesa c: - “formular për dorëzimin e tenderit dhe te siguria e tenderit aneksi 4 titulli i kontratës është: Ndërtimi i Ujësjellësit dhe Parqeve gjë që është i ndryshëm nga titulli i kontratës në “Njoftim për Kontratë” dhe me titullin i cili gjendet në ballinën e “Dosjes së Tenderit.

Agjencia rekomandon se Autoriteti kontraktues duhet të përpiloj “Dosja e Tenderit” dhe “Njoftim për Kontratë” që ofrojnë informatat përkatëse lidhur me kontratën në fjalë.

Veprimet e Autoritetit Kontraktues të cekura më lartë, bien ndesh me nenin 27.1 dhe nenin 52.1 të ligjit të Prokurimit Publik. 

Konsiderojmë se një shkelje e tillë nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj AKK rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe të shmangen praktika të tilla në të ardhmen. 

Për ta parë ose shkarkuar opinionin e plotë ju lutemi klikoni mbi butonin Opinione i cili gjendet në anën e djathtë të faqes.

Kthehu tek lajmet tjera