''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

985 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 November 2010

BE-ja vazhdon mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 16 nëntor 2011 - Drejtori i Agjencisë kundër korrupsionit z. Hasan Preteni ka pritur të mërkurën (sot) Ushtruesin e Detuyrës së Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë z. Khaldoun Sinno. Takimi vije pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, ndërkohë që z Sinno rikonfirmojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për institucionet kundër korrupsionit në Kosovë. 

“Raporti i Progresit ka identifikuar progres në luftimin e korrupsionin me forcimin e kornizës ligjore, përfshirë ligjet e ndryshme si ligji për mbrojtjen e informuesve, ligji për deklarimin e pasurisë dhe dhuratave dhe ligji për prokurimin publik. Megjithatë, fokusi duhet të vihet në zbatimin e këtyre ligjeve” u tha në takim.


Siq dihet BE-ja e ka mbështetur kornizën ligjore në fushën kundër korrupsionit, zbatimin më të mirë të politikave dhe rritjen e vetëdijesimit publik.


Në këtë sens drejtori i Agjencisë kundër korrupsionit z Hasan Preteni falenderojë përzemërsishtë z Sinno për gjithë ndihmën që BE-ja i ka dhënë Kosovës në hartimin apo edhe përmirësimin e kuadrit ligjor anti korrupsion në Kosovë.


“ BE-ja i ka dhënë Kosovës përkrahje të çmuar si në ngritjen e kapaciteteve insitucionale poashtu edhe në nxjerrjen dhe kompletimin e kuadrit ligjorë anti korrupsion. Ne vërtet jemi të kënaqur dhe mirënjohës për këtë përkrahje”.


Duke uruar z. Preteni për riemërimin e tij, Khaldoun Sinno tha pas takimit: "Pas vënies së themeleve institucionale dhe ligjore, agjencia tani po shkon drejt fazës së konsolidimit dhe zbatimit. Një ndër elementet kyçe për suksesin e agjencisë do të jetë bashkëpunimi ndërinstitucional me prokurorinë dhe me agjencitë për zbatimin e ligjit. Mospërputhjet ekzistuese në deklarimet e pasurisë së zyrtarëve publikë duhet të zbulohen nga agjencia dhe në to duhet punuar në mënyrë më aktive me ndihmën e ligjit për gjyqësorin dhe të agjencive për zbatimin e ligjit."


BE-ja vazhdon të mbështesë institucionet për luftimin e korrupsionit në Kosovë me projekte të ndihmës teknike. Ndihma e re e BE-së për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik do të fillojë në muajin shkurt 2012.


Për më tejë Bashkimi Evropian do të organizojë një konferencë në Prishtinë me 29-30 nëntor 2011 për rolin e shoqërisë civile dhe mediave në luftën kundër korrupsionit. Qëllimi i kësaj konference është që të diskutohet kontributi i mundshëm i shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera