Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

41 - Agjencia | AKK

Agjencia

Përgjegjësitë ligjore të AKK-së:


Agjencia kundër Korrupsionit sipas nenit 5 të Ligjit për Agjencinë kundër Korrupsionit ka këto përgjegjësi:

Inicion dhe zhvillon procedurën e zbulimit dhe hetimit paraprak të korrupsionit dhe përcjellë kallëzime penale për rastet e dyshimit për korrupsion në prokurorinë publike kompetente, nëse për të njëjtin rast nuk zhvillohet procedurë penale;

Bashkëpunon me institucionet vendore, të huaja dhe ndërkombëtare që kanë për mision parandalimin dhe luftimin e korrupsionit;

Në bashkëpunim me Komisionin, Qeverinë, institucionet e tjera dhe me organizatat joqeveritare, harton strategjinë kundër korrupsionit dhe planin e veprimit;

Monitoron dhe mbikëqyrë zbatimin e Strategjisë kundër Korrupsionit dhe planin e veprimit;

Mbikëqyr dhe parandalon rastet e konfliktit të interesit dhe ndërmerr masat e parapara me ligj të veçantë;

Mbikëqyr pasuritë e zyrtarëve të lartë publik dhe personave të tjerë, siç parashihet me ligj të veçantë;

Mbikëqyr pranimin e dhuratave që kanë të bëjnë me kryerjen e detyrës zyrtare dhe ndërmerr masat e parapara me ligj;

Bashkëpunon me autoritetet publike kompetente për hartimin, harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit;

Përfaqësohet në takime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe merr pjesë në procesin e negociatave për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale apo miratimin e instrumenteve ligjore ndërkombëtare kundër korrupsionit;

Bashkëpunon me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës për realizimin e detyrimeve që dalin nga aktet ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe ofron rekomandime për përmbushjen e detyrimeve të tyre;

Merr pjesë dhe ofron këshilla për hartimin e kodit të etikës në sektorin publik dhe privat;