Agjencia kundër Korrupsionit në pajtim më nenin 17 paragrafin 2 të Ligjit nr. 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit në bashkëpunim më Projektin e Komisionit Evropian për mbështetjen e Institucioneve kundër Korrupsionit SACIK i ka organizuar takimet më pikat e kontaktit të Institucioneve dhe subjekteve tjera të përfshira në finalizimin e rishikimit të Planit të Veprimit kundër Korrupsionit, qëllimi i këtyre takimeve ka qenë finalizimi i rishikimit të Planit të Veprimit kundër Korrupsionit 2009-2011.
Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar ndryshimet e objektivave dhe veprimeve të cilat kanë qenë pjesë e Planit aktual të Veprimit kundër Korrupsionit 2009-2011.
Po ashtu janë diskutuar edhe objektivat dhe veprimet e reja të cilat janë paraparë që të përfshihen në Planin e rishikuar të veprimit kundër Korrupsionit, vlen të theksohet se gjatë këtyre takimeve janë harmonizuar qëndrimet si dhe është arritur pajtueshmëri për finalizimin e Planit të rishikuar të Veprimit kundër Korrupsionit 2009-2011.
Takime janë mbajtur më 27 dhe 28 Shtator 2010 në lokalet e Agjencisë kundër Korrupsionit
Në këto takime kanë qenë ftuar të marrin pjesë 43 Institucione dhe subjekte, ndërsa kanë marrë pjesë 25 prej tyre të listuara si në vijim: