''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

923 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 October 2009

AKK bënë thirrje për shmangje të përdorimit të punës së saj për qëllime politike

Prishtinë, 27 Tetor 2009 - Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit dëshiron të sqaroi publikun përkitazi me një artikull i cili është botuar në mediat e shkruara të Kosovës për dyshime të mundshme të veprimeve korruptive për një ish- zyrtar të lartë të Qeverisë paraprake të Kosovës.

Me qëllim të shmangies të tendencës për përdorje politike në këtë kohë para zgjedhore Agjencia i jep këto sqarime:

Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit ka pranuar një informatë për veprime të mundshme korruptive më datën 8.10 2007. Informata është dhënë me shkrim dhe është protokolluar me nr 02-399/07.

Pas hetimeve paraprake administrative Agjencia e ka përcill lëndën në zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës më datën 11.06.2008 me nr protokolli 02-344/08.

Më 15 gusht 2008, Prokuroria Speciale e Kosovës pati informuar Agjencinë se informata në fjalë është përfillur në prokurorin e Qarkut në Prishtinë. Që nga kjo datë AKK nuk ka pasur as një informacion në lidhje me procedurat e mëtejme në lidhje me këtë rast, ndërkaq për zhvillimet të cilat janë përmendur tani, - AKK nuk ka qenë fare pjesë e tyre.

Bazuar në Ligjin kundër Korrupsionit, të gjitha informatat të cilat Agjencia i përcill në prokuroritë kompetente janë konfidenciale, dhe në as një mënyrë nuk publikon as emrat e përfshirë dhe përmbajtjen e informacionit. Pasi që ky rast është bërë publik Agjencia është e detyruar të jap sqarimet e lartë përmendura.

Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit bën thirrje që të mos tentohet të përdoret politikisht puna e saj në këtë periudhë para zgjedhore, pasi që dëmtohet imazhi i një institucioni shumë relevant për krijimin e shtetit ligjor.

Po ashtu AKK i bën thirrje të gjithë mekanizmave, në këtë rast Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, që të respekton ligjin dhe punën e institucioneve me të cilat ata bashkëpunojnë.

Agjencia vazhdon të jetë e përkushtuar në mbrojtjen e ligjit dhe në përmbushje të misionit që i është caktuar nga organi më i lartë juridik i shtetit, Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kthehu tek lajmet tjera