Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

926 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 December 2009

Fjalimi i drejtorit të AKK-së z Hasan Preteni në ceremoninë e ndarjes së shpërblimit për raportet më të mira gazetareske kundër korrupsionit

Fjalimi i drejtorit të AKK-së z Hasan Preteni në e ceremoninë ndarjes së shpërblimit për raportet më të mira gazetareske kundër korrupsionit

Të nderuar të pranishëm dhe miq gazetarë:

Korrupsioni është një nga dukuritë më negative që po i ndodhë Kosovës në këto 10 vitet e fundit. Pa marr parasysh se çfarë shtrirje ka të lartë apo të ultë, kjo dukuri duhet luftuar me forcën më të madhe, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pasi që zhvillimi i mëtejshëm i kësaj dukurie,- padyshim që rrezikon se tepërmi zhvillimin ekonomik social e politik të vendit, denigron sundimin e ligjit, çon drejt humbjes se vlerave morale, e ul në zero nivelin e transparencës dhe llogaridhënies.

 

E kur te gjitha këto ndodhin shoqëria jone do te mbetet peng e praktikave korruptive e padrejtësisht do ti vidhet e ardhmja dhe shpresa qe një dite te afërme do te jemi pjese e bashkësisë së madhe evropiane.

 

Por për fat të mirë, ka edhe mënyra për ta luftuar këtë dukuri shkatërruese. Një mase parandaluese (ne mënyrën e formën e saj te veçante) është dhe puna qe ju gazetar e bëni çdo dite për te zbardhur e demaskuar format e ndryshme abuzuese në sektorët ku praktikat korruptive edhe mund të jenë përditshmëri.

 

Kjo ngjarje që tani më është bërë tradicionale, për dhënien e çmimeve për raportet dhe gjetjet mediale për veprime korruptive është vetëm një simbolik e vogël që dëshmon demonstrimin e mbështetjes tonë për guximin tuaj si gazetar në investigimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara korruptive. Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit do të jetë përherë partneri kryesor i juaji dhe dëshiron qe këtë bashkëpunim ta rris e fuqizoj me tepër në muajt dhe vitet qe do te vijnë.

 

Si kurrë më parë shoqëria kosovare po i demonstron shenjat e jotolerancës karshi këtij fenomeni shkatërrues. Kjo nga fakti se është kuptuar thellësisht se prezenca e këtij fenomeni është bërë pengesa më e madhe e zhvillimit dhe progresit të vendit në përgjithësi.


Unë i inkurajojë të gjithë që ti bashkojmë energjitë tona dhe ta vëmë gur themelin e zotimit të përbashkët fisnik për të ndërtuar një shoqëri bashkëkohore, pa vese e ku llogaridhënia është përgjegjësia e të gjithëve, duke filluar nga unë e ju, për të vazhduar deri në skaj të hierarkisë më të lartë institucionale e shtetërore.

 


Hasan Preteni Prishtinë, 09 dhjetor 2009 
Drejtor 
Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit 

Kthehu tek lajmet tjera