Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

921 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 August 2009

Fillojë cikli I tretë I debateve rajonale

PRISHTINË, 27 GUSHT 2009 - Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit mbajti sot 03 shtator 2009 në Komunën e Rahovecit një debat publik duke shënuar kështu rifillimin e ciklit të tretë të projektit “Përpjekjet e përbashkëta për luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit në Kosovë”;.

Debatet e konceptuara si një lloj fushate që fokus grup ka shërbyesit civil të komunave mblodhi më shumë se 35 shërbyes civil të kësaj komune, madje edhe vetë kryetarin e komunës z Qazim Qeska,, përfaqësues nga kompanitë publike, shoqëria civile dhe media.

Drejtori I AKK-së z Hasan Preteni duke folur për fenomenin e korrupsionit tha se këtë dukuri të keqe dhe të dëmshme për shoqërinë kosovare duhet luftuar dhe eliminuar.

“Sot kam ardhur këtu që të bashkëbisedojë me ju si shërbyes civil dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave tjera, në mënyrë që të ju inkurajojë për tu bërë pjesë e përbashkët e AKK-së për ta luftuar këtë dukuri shkatërruese”;.

Në debat u tha se Komuna e Rahovecit I ka marr disa masa administrative të cilat kanë karakter vetëdijësues dhe inkurajon qytetarët që ta raportojnë korrupsionin nëse ata hasin në elemente të tilla.

“Përpjekjet e përbashkëta për luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit”; është një projekt I AKK-së I cili fuqishëm mbështetet nga misioni I OSBE-së në Kosovë dhe ka si qëllim të sensibilizimin e përgjithshëm qytetar në luftën kundër korrupsionit.

Ky projekt ka filluar në tetor të vitit 2008, ndërsa deri më tani janë mbajtur debate të tilla në 20 komuna të Kosovës.

Debati I radhës do të mbahet më 03 shtator 2009 në komunën e Malishevës.

Kthehu tek lajmet tjera