''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

893 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 April 2008

Zyrtar të AKK vizituan ILDKP-në në Shqipëri

PRISHTINË, 10 prill 2008 - Zyrtarë të Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit pranë Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit vizituan Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) të Shqipërisë. 

Vizita është bërë me qëllim të njohëjes për së afërmi me punën dhe me proceduren e Deklarimit të pasurisë dhe Konfliktit të Intersave në Shqipëri duke pasur ne theks të veqantë bashkëpunimin mes ILDKP-së nga Shqipëria dhe AKK-së nga Kosova. 

Shefi i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit pranë AKK-së z. Jetullah Ali tha se nga kjo vizitë kanë marr përvoja të mira për mënyrën praktike të funksionimit të ILDKP-së. 

“ Në faktë ne morëm përvoja shumë të mira për mënyrën e funksionimit të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive në Shqipëri që është një insitucion si motër e AKK-së. Besoi se përvojat e marra atje do të na shërbjen neve si një imput I rëndësishëm për punën tonë në përgjithësi, por në veçanti do ti shërbej Divizionit për Mbikqyrjen e Pasurive dhe atij të Konfliktit të Interesave”;. 

Agjendën dy ditore të zyrtarëve të AKK-së në Shqipëri e ka përfshirë një gamë I gjërë aktivitetesh por me theks të veçantë njohëja me punën ligjore, sidhe procedurat praktike të aktiviteteve të ILDKP-së. 

Kthehu tek lajmet tjera