''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

883 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 January 2008

UNDP nxitë vendet ballkanike që të hartojnë një strategji të përbashkët anti-korrupsion

PRISHTINË, 22 janar 2008 - Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit z Hasan Preteni u pajtua të martën që institucioni që ai drejton të bëhet pjesë e një projekti ndër-rajonal të UNDP-së për krijimin e një strategjie anti- korrupsion ku do të përfshihen disa vende ballkanike. 
Gjatë takimit që pati me menaxheren e projektit Slagjana Taseva nga Shkupi z..Preteni përshëndeti iniciativën e UNDP-së për hartimin e kësaj strategjie, ku do të përfshihen disa vende ballkanike si Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. 
“Kjo iniciativë e UNDP-së është inkurajuese pasi që nxitë vendet ballkanike ti bashkojnë idetë, dhe shkëmbejnë përvojat e tyre në të mirë të krijimit të strategjive të përbashkëta anti-korrupsion. Ne do të jemi pjesë e kësaj iniciative dhe seriozisht do të angazhohemi që korrupsioni si fenomen shkatërrues i shoqërisë të mos zë vend as në Kosovë dhe në asnjërin nga vendet që na rrethojnë”;, tha Preteni. 
Pas bisedave fillestare që UNDP do ti zhvilloi me institucionet relevante anti-korrupsion më 11 shkurtë në Shkup të Maqedonisë do të mblidhen të gjithë përfaqësuesit e këtyre vendeve për ti vënë hapat e parë të hartimit të strategjisë ndër-rajonale për luftën kundër korrupsionit.


Për më shumë informata ju lutem kontaktoni zyrën për informim: 
Tel: 038/ 248 – 564 Ose vizitoni ueb faqen www.akk-ks.org 

Kthehu tek lajmet tjera