''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

60068 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 September 2023

Përfaqësues të APK-së qëndruan për vizitë zyrtare dy ditore në Austri

Në datat 12-13 shtator 2023, me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare për mekanizmat e parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, informimi dhe edukimin e publikut, si dhe për mbrojtjen e sinjalizuesve, delegacioni i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) i kryesuar nga drejtori, Yll Buleshkaj, qëndroi për vizitë studimore dy ditore në Austri. Delegacioni është pritur në Zyrën e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së (OCEEA) dhe në Byronë Federale Kundër Korrupsionit të Austrisë (BAK). Ky aktivitet u zhvillua me organizimin dhe përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Delegacioni i APK u prit nga BAK, institucion homolog i specializuar në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit duke përfshirë edhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Dr. Ernst Schmid, Drejtor në kuadër të BAK i shoqëruar nga katër specialist tjerë prezantoj kornizën ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, procesin e administrimit të rasteve si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Në takim u prezantuan edhe projektet e suksesshme për edukimin e publikut, e veçanërisht të rinjve si ‘Correct or Corrupt’ (Korrekt ose i Korruptuar) dhe ‘Fit4Compliance’ (Përshtatu për Pajtueshmëri). Të dyja institucionet u pajtuan që ky takim të konsiderohet si i pari i cili do pasohet me bashkëpunim nga i cili APK do përfitoj veçanërisht nga përvoja austriake në zhvillim të hetimeve dhe nga idetë për informim dhe edukim të publikut.

Gjatë takimit në OCEEA, APK u njoftua me projekte të rëndësishme që zhvillon kjo Zyrë në shumë vende. Për APK-në rendësi të veçantë kishin informatat e pranuara në lidhje me asetet virtuale dhe rritjen e vetëdijesimit të rreziqeve që i shoqërojnë ato,  krimet korruptive të mundshme të lidhura me kriptovalutat, softuerët  gjurmues për rrjedhën e aseteve virtuale, mundësia e regjistrimit si institucion i parandalimit të korrupsionin në platformat për shkëmbim online apo tregtim online të kriptovalutave. Për APK-në ishte shumë me interes edhe modeli metodologjik për mësuesit e shkollave i zhvilluar në e Republikën e Kirgistanit me qëllim që nxënësit e klasave 5 deri 11, në gjuhën e përshtatshme të mësojnë për parandalimin e korrupsionit si dhe sjelljen etike dhe të  ligjshme.

Vizita ishte një mundësi e veçantë për APK-në për tu informuar me disa nga trendët moderne të parandalimit dhe hetimit të korrupsionit dhe u shoqërua me interes të ndërsjellë për shkëmbime përvojash edhe të ardhmen.

 

 

Kthehu tek lajmet tjera