''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

37768 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 November 2018

Agjencia Kundër Korrupsionit merr pjesë në vlerësimin e Këshillit të Evropës mbi pajtueshmërinë me standardet Evropiane dhe Ndërkombëtare

Prishtinë, 16 nëntor 2018 - Agjencia Kundër Korrupsionit mori pjesë në dy seanca plenare në kuadër të Projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë (PECK II) – implementuar nga Këshilli i Evropës dhe financuar nga Bashkimi Evropian.  Qëllimi i takimeve ishte raporti mbi Vlerësimin e pajtueshmërisë së institucioneve të Kosovës me standardet europiane dhe ndërkombëtare në fushën e luftimit të korrupsionit, pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit.

Gjatë seancës së dytë plenare, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli, ka udhëhequr diskutimet mbi pajtueshmërinë e politikave, praktikave dhe legjislacionit të Kosovës në sferën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Në fjalën e tij z. Havolli ka paraqitur një pasqyrë të detajuar të hapave të ndërmarrë në drejtimit të harmonizimit të legjislacionit kundër-korrupsion dhe rëndësinë që ka ky raport në mbështetje të institucioneve të Kosovës në zbatimin e reformave për integrim Evropian.

Vlerësimi i kryer nga ekspertët ndërkombëtarë të Projekti PECK II është realizuar përmes një metodologjie tashmë të dëshmuar që aplikohet nga Këshilli i Europës dhe GRECO. Seancat plenare janë ndjekur nga personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e sektorit privat dhe mediat.

Gjetjet e paraqitura gjatë konferencës në një masë të konsiderueshme i adresohen Agjendës Europiane të Kosovës, prandaj rekomandimet e dala nga ky forum janë të dizajnuara të ndihmojnë institucionet e Kosovës për të shënuar një progres më të madh në zbatimin e reformave në fushën e luftimit të korrupsionit, pastrimit të parave të pista dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.  

Kthehu tek lajmet tjera