''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1201 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 April 2015

Drejtori i AKK-së z. Preteni priti ambasadorin holandez në Kosovë Robert Bosch

Prishtinë, 20 prill 2015 - Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z.  Hasan Preteni ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Holandës në Prishtinë  Robert Bosch, me të cilin bisedojë rreth alternativave thelbësore për forcimin e kuadrit ligjor anti - korrupsion në Kosovë. 

Z.  Preteni,  falënderojë ambasadorin  Bosch, për interesimin e tij të vazhdueshëm në raport me fuqizimin e rolit të Agjencisë, ndërsa theksojë nevojën për ndihmën nga komuniteti ndërkombëtar që   ka Kosova,  për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e zingjirit institucional  të mekanizmave që kanë për mision luftën kundër korrupsionit. 

Ambasadori Robert Bosch, u shpreh se është esencialishtë e rëndësishme që Kosova të ndërtojë kuadër ligjor të fortë anti - korrupsion në mënyrë që rezultatet e luftës kundër korrupsionit të jenë evidente. 

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e qeverisë Holandeze për të ndihmuar Kosovë në  këtë drejtim, sidomos në forcimin e sistemit ligjor anti korrupsion që është një kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian në raport me proceset integruese të  Republikës së Kosovës.

Kthehu tek lajmet tjera