Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1198 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 April 2015

71 zyrtar nuk e deklaruan pasurinë

PRISHTINË, 07 Prill 2015 – Shtatëdhjetëenjë zyrtar të lartë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre dhe nuk kanë dhënë ndonjë arsye gjatë procesit të rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë, kurse katër zyrtar tjerë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë kanë dhënë arsyet objektive të mos deklarimit,(gjenden jashtë vendi për shërim ose janë në paraburgim). 

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 kurse deklarimin e kanë bërë 4125 zyrtar ose shprehur në përqindje rreth 98.3%. 

Siq dihet vitin e kaluar vetëm dy zyrtarë nuk e patën deklaruar pasurinë, ndërkohë që pati shënuar deklarimin në nivelin më të lart që nga viti 2007. 

Mirëpo këtë vit ka një rritje të mos deklarimit.

Drejtori I Agjencisë z. Hasan Preteni tha se kjo rritje e mos deklarimit mund të jetë rezultat i mos sanksionimit nga ana e gjykatave.

“Vitin e kaluar kemi qenë shumë të kënaqur me përqindjen e deklarimit. Mirëpo sivjet ka një trend tjetër që tingëllon më negative. Mendoj se arsyeja që sivjet kemi 71 zyrtar në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, krahasuar me vetëm dy që ishin vitin e kaluar është fakti i mos sanksionimit nga ana e gjykatave”, tha z Preteni.

Sidoqoftë Agjencia ashtu sikurse ka vepruar në të kaluarën, konform nenit 437 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. do ti adresoj Kallëzimet Penale nëpër gjykatat kompetente ndaj të gjithë këtyre zyrtarëve që nuk i janë përgjigjur obligimit të tyre ligjor pa dhen arsye objektive. 

 

Lista e zyrtarëve që nuk e deklaruan pasurinë

Kthehu tek lajmet tjera