''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1191 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 March 2015

Fjalimi i drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni në Ceremonin e Publikimit të Planit të Integritetit nga Komuna e Gjakovës dhe UNDP

E nderuara, zonja Kusari Lila

Të nderuar të pranishëm 

Lufta kundër korrupsionit dhe integriteti janë dy përpjekje për të përmirësuar cilësinë e administratës publike dhe për te shmangur veprimet korruptive në sistemin publik. Mendojë se të gjitha institucionet e Kosovës duhet të kenë plane te detajuar të integritetit dhe do ti përmend arsyet: e para për faktin se duhet patjetër të evitojmë ketë krizë të moralit që na ka kapluar, të ndritim vetëdijen, të respektojmë ligjin, të fuqizojmë kulturën demokratike dhe kulturën e llogaridhënies të kultivojmë transparencën, ti profesionalizojmë zyrtarët dhe definitivisht ta shpenzojmë drejtë paranë publike.

Qytetari vetëm para sportelit te administratës e percepton drejtë shtetin. Nuk ka njësi matëse të korrupsionit, është perceptimi i përgjithshëm qytetar matësi i vetëm. Nëse ne bartësit e funksioneve te ndryshme reflektojmë vlera, perceptimi do te jete pozitiv, nëse i harrojmë ose qëllimisht shmangim zotimet, pasurohemi shume dhe shpejtë nëse e ndërrojmë stilin dhe mënyrën e jetesës, nëse jemi pjesë e krimit, ndryshimet shihen shpejt pasi që jemi vend i vogël. 

Në këtë rrafsh nuk ka perceptim pozitiv. Siç e dini vlerësimi ndër vite i Transparency Internationale jo më i lartë se 3, 2-3.3, ndërsa vlerësim maksimal është 10 është i cili është siguruar për shtetet skandinave e ne jemi në mesin e vendeve afrikane. 

Të nderuar të pranishëm, Kosova i ka te gjithë mekanizmat që kanë për mision luftën kundër korrupsionit. Kuadrin ligjor pothuajse e ka gati të përmbyllur. Por logjikisht të gjitha institucionet duhet të kenë të përfunduar edhe legjislacionin dytësor (aktet nënligjore).

Ju sot po e publikoni Planin e Integritetit por duhet ta keni të harmonizuara edhe: Kodin e Etikes, Kodin e Mirësjelljes, Udhëzimin për veshjen dhe paraqitjen e nëpunësve civil, Rregulloret e brendshme te punës dhe organizimit si dhe te gjitha rregulloret tjera qe janë specifike për Komunën tuaj. 

Dua të potencojë se i gjithë legjislacioni primar dhe dytësor nuk mjaftojnë që veten te janë, por ata duhet zbatuar dhe kontrolluar sepse besimi është i mire por kontrolli edhe më i mirë. 

Nuk mjafton një plan i mire i integritetit nëse nuk ka elemente matëse, si te veprohet në rastet kur nuk respektohet, cilat janë masat, kush do te mbikëqyr dhe kush duhet te raportoje.

Për sa i përket këtij plani të integritetit masat ishin shume mirë të identifikuara si psh: trajtimi i Konfliktit te Interesit, angazhimet jashtë punës, kontakti me qytetarë, punësimi, prokurimi publik, transparenca, llogaridhënia dhe masa tjera të qëlluara dhe mirë të identifikuara. 

Dua të them se një nga definicionet e korrupsionit është edhe ky „aty ku ka monopol e nuk ka transparence dhe llogaridhënie ka korrupsion”

Unë i'u përgëzoj për punën, uroj jetësimin e këtij plani, i'u uroj dhe inkurajoj për punë tjera të mira dhe të dobishme për komunitetin.

Për fund dua të falënderojë përzemërsisht UNDP-në për ndihmën që po jep institucioneve në hartimin e planit të integritetit, dhe shpresojë që të gjitha komunat dhe institucionet tjera do të kenë plan të integritetit. 

Paraja publike nuk është për xhepa privatë; 

T'ua ndalojmë krimineleve që ti gëzojnë produktet e krimeve të tyre.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Kthehu tek lajmet tjera