Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1101 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 October 2013

AKK kërkon nga Autoritetet Kontraktuese që të mos bëjnë favorizime

Prishtinë, 23 tetor 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit kërkojë sot nga të gjitha Autoritetet Kontraktues në Kosovë, (Institucionet Publike) që t`i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me kushtet për pjesëmarrje dhe informacionet administrative, pasi që gjatë monitorimit të proceseve dhe procedurave tenderuese të vetëm dy muajve të fundit (shtator-tetor) në 12 raste janë vërejtur se përcaktimi i kushteve për pjesëmarrje në tender kanë tendencë të krijimit të një fryme të pabarabartë tek Operatorët Ekonomik. 

Agjencia, gjatë ushtrimit të mandatit të sajë ligjor, ka hasur në një fenomen të përgjithshëm tek shumica e Autoriteteve Kontraktuese. Autoritetet në fjalë në “Dosje e Tenderit” tek “KUSHTET PËR PJESËMARRJE”, konkretisht në “Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar” ose “Kapaciteti Teknik dhe Profesional” po kërkojnë qarkullim financiar në shuma të larta, të cilat shpeshherë tejkalojnë shifrën milionëshe. Varësisht nga Autoriteti Kontraktues, kërkohen dëshmi bankare, ose Kontrata që dëshmojnë vlerën e kërkuar nga Autoriteti Kontraktues, në mënyrë që të jenë pjesë e konkurrimit. 

Duke u bazuar në legjislacionin në fuqi Agjencia konsideron se Autoritetet Kontraktuese me kriterin e shumës së qarkullimit financiar bëjnë që disa nga Operatorët Ekonomik të mos jenë në gjendje të konkurrojnë dhe të jenë pjesë e konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Kriteret e tilla diskriminojnë disa Operator Ekonomik, dhe në të njëjtën kohe favorizojnë tjerët. 

Përveç kësaj Agjencia ka vërejtur edhe një fenomen tjetër ku Autoritetet Kontraktuese në shumicën e rasteve i ngatërrojnë “Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar” me “Kapaciteti Teknik dhe Profesional”. (Rastet e tilla mund ti gjeni duke shkarkuar Opinionin zyrtar duke klikuar mbi butonin Opinionet) . 

Agjencia po ashtu shpreh shqetësimin e saj edhe për rastet që disa nga Autoritetet Kontraktuese kërkojnë pagesë për dosjen e tenderit, ndërkohë që konsideron se një gjë e till është e panevojshme. 

Të gjeturat të cilat janë të listuara në dokumentin i cili gjendet tek seksioni Opinionet bien ndesh me nenin 27, Dosja e Tenderit; Neni 48, Dorëzimi i Dosjes së Tenderit; Neni 68 Gjendja Ekonomike Financiare; dhe Nenin 69, Aftësia teknike dhe/ose Profesionale. 

AKK u bënë thirrje të gjitha Autoriteteve Kontraktuese në Kosovë që ti marrin ti marrin masat e duhura që në të ardhmen të shmangen praktika të tilla, ndërsa tërheqë vërejtjen se për gjetjet e rasteve të përmendura ato do të adresohen në pajtim me ligjet në fuqi.

Kthehu tek lajmet tjera