Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1098 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 October 2013

AKK i rekomandon Avokatit të Popullit anulimin e procedurave të një tenderi

Prishtinë, 16 tetor 2013 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni kërkojë nga Institucioni i Avokatit të Popullit që ti që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Furnizim me dy Automjete të Udhëtarëve /Vetura për Nevoja të IAP-it Lot I ” në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Agjencia Kundër Korrupsionit sipas detyrës zyrtare ka kërkuar nga Autoriteti Kontraktues IAP që të jetë pjesë e monitorimit për tenderin “Furnizim me dy Automjete të Udhëtarëve/Vetura për Nevoja të IAP-it Lot I” për herë të katër. Në këtë aktivitet të prokurimit “Dosjen e Tenderit “ e kanë tërhequr gjithsej tetë Operator Ekonomik, ndërsa “Dosjen e Tenderit” e kanë dorëzuar vetëm dy Operator Ekonomik: Hyundai Auto sh.p.k dhe Allmakes Global Services- AGS.

Autoriteti Kontraktues do të parashtroj në “Dosjen e Tenderit” të gjitha “Specifikimet Teknike” të cilat çdo tenderues duhet ti përmbush. Specifikimet Teknike do të përshkruajnë dhe përkufizojnë në mënyrë jo-diskriminuese karakteristikat e obligueshme të objektit të kontratës. Autoriteti Kontraktues të tregojë nëse “Specifikimet Teknike” të parashtruara janë obligative apo kërkesa minimale. ”Specifikimet Teknike” duhet të jenë të qarta, të sakta dhe precize në mënyrë që të mos paraqesin kufizime të panevojshme në mënyrë që të mos kufizohet konkurrenca. Ato duhet të përkufizohen në mënyrë që mos të krijojnë dyshime rreth natyrës së mallrave.

Agjencia konsideron se veprimet e Autoritetit Kontraktues të cekura më lartë, bien ndesh me nenin 28 Specifikimet Teknike dhe nenin 27 Dosja e Tenderit të ligjit të Prokurimit Publik , dhe nenin 18 të Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik. Për shkak se shkeljet e tilla nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, AKK rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe të shmangen praktikat e tilla në të ardhmen. 

Opinionin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet i cili gjendet ne anenn e djathte te faqes

Kthehu tek lajmet tjera