Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1088 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 August 2013

Drejtori I AKK-së priti kryesuesin e Divizionit Fuqizues të EULEX-it z. Peter Bach

Prishtinë, 5 gusht 2013 - Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z Hasan Preteni priti në një takim zyrtar kryesuesin e Divizionit Fuqizues të EULEX-it , z. Peter Bach për të shikuar tejkalimin e sfidave të luftës kundër korrupsionit sidhe intensifikimin e përpjekjeve për të siguruar mirëfunksionimin e rendit dhe ligjit në republikën e Kosovës.

Z. Preteni e njoftojë z Bach për pengesat që po ndikojnë ne mos efikasitetin e luftës kundër korrupsionit, si dhe për mënyrën e si po i trajtojnë prokurorit rastet e adresuara nga Agjencia. Z Bach u informua po ashtu edhe për disa raste specifike ndaj të cilave janë ngritur aktakuza para pesë ose gjashtë viteve dhe prokurorit ende nuk I kanë trajtuar.

Nga ana tjetër z. Bach I shprehu z Preteni gatishmërinë e plotë për vazhdimin e përkrahjes së EULEX-it angazhimeve të Agjencisë në mënyrë që institucionet e vendit të kenë një fuqi më të madhe për ta luftuar korrupsionin.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi ndërmjet AKK-së dhe EULEX-it deri më tani ka qenë I mirë dhe se do të ketë forcim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ata than se vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë në mes të gjithë mekanizmave vendor e ndërkombëtar do të tejkalohen sfidat e përbashkëta në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe fenomeneve tjera që pengojnë sundimin e rendit dhe ligjit si dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kthehu tek lajmet tjera