Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1082 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 June 2013

Drejtori i AKK-së po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare anti - korrupsion

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z Hasan Preteni po merr pjesë në konferencën e pestë me radhë organizuar nga “Autoriteti Ndërkombëtar i Asociacioneve kundër Korrupsionit” (IAACA) dhe Prokuroria Supreme e Kinës që sivjet po mbahet nga 22 deri më 24 qershor në Jinan kryeqytetin e Shandong-ut të Provincës së Kinës.

Kjo konferencë e cila ka mbledhur 75 shtete dhe 290 përfaqësues të organizatave dhe mekanizmave të ndryshëm anti korrupsion nga i gjithë globi, synon që të nxisë krijimin e rrjeteve të ndryshme botërore për të forcuar mobilitetin karshi luftës kundër korrupsionit, fenomen ky që vazhdon të jetë problem në shumë shtete të botës.

Në sesionin e gjashtë të kësaj konference z. Preteni ka prezantuar masat që shteti i Kosovës ka marr në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit. Si më të rëndësishmet ai ka përmendur hapat drejt forcimit të kuadrit ligjor anti korrupsion, por edhe nismat e forcimit të bashkëpunimit me mekanizmat anti korrupsionit rajonal e më gjerë.

Kthehu tek lajmet tjera