''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1078 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 June 2013

AKK publikohen një pjesë të regjistrave të deklarimit të pasurisë

Prishtinë 3 qershor 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare të Internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të zyrtareve të lartë publik nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria, Agjencia kundër Korrupsionit Gjykatat e Kosovës si dhe Prokurorit, të cilët janë të përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë publik në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave. 

Në këtë fazë, janë publikuar regjistrat e rreth 1900 zyrtarëve të lartë publik që përfshijnë vetëm zyrtarët e institucioneve të lartë përmendura, ndërkaq, AKK është duke punuar maksimalisht që pjesa tjetër e regjistrave të formularëve të deklarimit të përfundoj dhe të bëhen publike brenda një periudhe sa më shpejtë që është e mundur. 

Gjatë bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe të na njoftojnë sa ma shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për ti shmangur paqartësitë që mund të krijohen.

Për të parë regjistrat e deklarimit të pasurisë ju lutem vizitoni web faqen e Agjencisë www.akk-ks.org, më saktësisht klikoni mbi butonin Deklarimi i Pasurisë i cili gjendet në anën e djathtë të faqes. 

Kthehu tek lajmet tjera