Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1074 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 May 2013

AKK konstaton se Sejdi Rexhepi gjendet në Konflikt Interesi

Prishtinë, 8 maj 2013 - Agjencia kundër korrupsionit mori vendim se ekziston Konflikti i Interesit në rastin e z. Sejdi Rexhepi – Prorektor i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe Kryesues i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik është hapur rasti nën dyshimin e bazuar për Konflikt Interesi për zyrtarin e lartë, z. Sejdi Rexhepi – Prorektor në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe njëkohësisht Kryesues i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. 

Agjencia përmes dokumenteve zyrtare ka konstatuar se Zyrtari i Lartë, Sejdi Rexhepi është Anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës që nga 16 maji 2008, me mandat pesë vjeçar (Vendimi nr.03-0504/DO-271) dhe njëkohësisht me datë 01.10.2012, me Vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, është zgjedhur Prorektor për burime dhe infrastrukturë në Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës, funksion ky që e sjell në situatë të konflikti të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Edhe përkundër afatit të dhënë ligjor nga Agjencia, Zyrtari i Lartë nuk ka ndërmarr asnjë veprim që të parandaloj dhe të shmangë këtë situatë.

Si rrjedhojë Agjencia do të kërkoj nga institucioni ku zyrtari i lartë ushtron funksionin që të filloj procedurën për shkarkimin e tij, sikurse edhe do të kërkoj fillimin e Procedurës për Kundërvajtje nga Gjykata kompetente gjithnjë duke u bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. 


Po ashtu Agjencia ka mbyllur edhe dy raste tjera të trajtimit për Konflikt të interesit pasi që në të dy rastet zyrtaret i janë shmangur konfliktit të interesit. 

Fjala është për z. Ahmet Hasani zyrtar i Prokurimit në Komisionin për Ndihmë Juridike Falas dhe z. Osman Kozmaqi Drejtor NPH-Ibër Lepenci- Prishtinë 

Për ti shkarkuar vendimet e plota klikoni mbi butonin Konflikti i Interesit Vendimet në anën e djathtë të faqes.

Kthehu tek lajmet tjera