''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1072 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 April 2013

Më shumë se 99% e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë

E freskuar më datën 22 maj 2013 

Për shkak të gabimeve teknik që kanë ndodhur gjatë procesit të evidentimit të zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë Agjencia kundër Korrupsionit bënë këtë korrigjim në lidhje me dy zyrtar emrat e të cilëve janë përfshirë në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Fjala është për zyrtarin Sherafedin Mumxhiu, I cili aktualisht mbanë dy pozita atë të Kryeinspektorit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Anëtar I Bordit në Ndërmarrjen Publike Termokos Sh.A. Prishtinë. Gjatë prezantimit të listave nga zyrtarët kontaktues nga këto Institucione, zyrtari I NP Termokos, gabimisht ka shënuar emrin e z. Sherafedin, andaj edhe gjatë evidentimit të listave të zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë, zyrtari në fjalë është evidentuar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik por jo edhe në Termokos, për shkak të gabimit në emër.

Ndërkaq për sa I përket zyrtares Vjosa Beqaj, nga Ministria e Integrimit Evropian, ajo e ka bërë deklarimin e pasurisë më datë 28.03.2013 (nr. i protokollit të formularit: 03-2711/13), por ka qenë gabim teknik futja e në listën e zyrtarëve që nuk kanë bërë deklarimin e pasurisë.

 

PRISHTINË, 11 PRILL 2013 - Më shumë se 99 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, brenda afatit ligjor, duke shënuar kështu përqindjen më të madhe të deklarimit qysh prej vitit 2007. Ky proces është obligativ sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë.

Sipas këtij ligji numri i zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3869 . Nga ky numër i tërësishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 3832 ose 99.04 % shkarko tabelën ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 32, shkarko listën. 

Nga ana tjetër për pesë zyrtar Agjencia ka pranuar dëshmi nga pikat kontaktuese të saj nëpër institucione se janë në shërim jashtë vendit apo janë duke vuajtur ndonjë dënim me burg. (Shkarko listën) 

Ndryshe, bazuar në nenin 437 të Kodit Penal Agjencia është e obliguar të bëjë kallëzim penal për të gjithë ata zyrtar të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë. 

Siç dihet procesi I deklarimit të pasurisë pati filluar më 1 mars të këtij vitit ashtu siç e përcakton Ligji për Deklarimin e Pasurisë dhe ka përfunduar më 31 të muajt të njëjtë. Agjencia përmes një spoti sensibilizues televizivë I transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës për gjatë një muaj ka tërhequr vëmendjen se gjatë këtij vitit mos deklarimi I pasurisë ose deklarimi i rrem I saj do të paraqet vepër penale.

Kthehu tek lajmet tjera