Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1069 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 March 2013

Deri më sot rreth 31% e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 22 mars 2013 - Më shumë se 1200 zyrtar të lartë publik deri më sot (22 mars 2013) e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, duke iu përgjigjur kështu pozitivisht obligimit ligjor që kanë sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë si dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave. 

Siç dihet procesi i Deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ka filluar më 1 mars ndërsa përfundon më 31 po të këtij muaj. Në listat të cilat AKK i ka pranuar nga pikat kontaktuese të institucioneve të Republikës së Kosovës për zyrtarët e tyre që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë figurojnë rreth 3900 zyrtar të lartë. Nga numri i përgjithshëm del që deri më tani pasurinë e tyre e kanë deklaruar rreth 31%.

Tani që ka mbetur vetëm edhe një javë deri në përfundimin e këtij procesi Agjencia kundër korrupsionit iu bënë thirrje të gjithë atyre zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë një gjë të tillë

Për më tej Agjencia tërheq vëmendjen se mos respektimi i afatit ligjor për deklarimin e pasurisë, apo deklarimi i rrem i saj, e detyron Agjencinë, që në këto raste të ushtrojë kallëzim penal, në pajtim me Kodin Penal. 

Agjencia ka vënë në dispozicion për gjatë gjithë orarit të punës stafin statik prej pesë zyrtarëve të cilët janë “online” për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët kontaktues të të gjitha institucioneve në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses. 

Për ta parë listën e zyrtarëve të lartë publik të cilët sipas ligjit janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë, si dhe për ta shkarkuar Formularët për deklarimin e pasurisë, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së, www.akk-ks.org, ose më konkretisht klikoni mbi butonin- Subjektet Deklaruese dhe lista e Zyrtarëve që gjendet në anën e djathtë të faqes

Kthehu tek lajmet tjera