''OVA STRANICA JE ARHIVOVANA I VIŠE SE NE AŽURIRA. NOVI ZVANIČNI SAJT AGENCIJE ZA SPREČAVANJE KORUPCIJE JE www.apk-rks.net.
KLIKNITE OVDE DA POSETITE NOVU STRANICU.

437 - Lajmi_i_plote | AKK

Vijesti

Vijesti


11 June 2018

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në Internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në Internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Agjencia ju njofton se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara nga formularët e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara  andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe ta njoftojnë Agjencinë menjëherë, në mënyrë që të bëhen  përmirësimet dhe për të evituar paqartësitë që mund të krijohen.

Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, Agjencia do të organizon  aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë do ti nënshtrohen 20 përqind e listës së përgjithshme të zyrtarëve te lartë publik qe kanë deklaruar pasurinë në vitin 2018.

Për të parë regjistrat e deklarimit të pasurisë ju lutem vizitoni web faqen e Agjencisë www.akk-ks.org, më saktësisht klikoni mbi butonin Deklarimi i Pasurisë.

Vrati se na ostale vesti