''OVA STRANICA JE ARHIVOVANA I VIŠE SE NE AŽURIRA. NOVI ZVANIČNI SAJT AGENCIJE ZA SPREČAVANJE KORUPCIJE JE www.apk-rks.net.
KLIKNITE OVDE DA POSETITE NOVU STRANICU.

23206 - Lajmi_i_plote | AKK

Vijesti

Vijesti


16 August 2018

AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT NJOFTON TË GJITHA INSTITUCIONET PËR ÇËSHTJET E KONFLIKTIT TË INTERESIT

Prishtinë, 16 gusht 2018 - Agjencia Kundër Korrupsionit përmes një shkrese zyrtare ka njoftuar të gjitha institucionet e Republikës së Kosovë në lidhje me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 06/l-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Përmes kësaj shkrese Agjencia ka për qëllim të njoftojë zyrtarët e lartë publik dhe udhëheqësit e institucioneve publike të vendit në lidhje me përgjegjësitë e Autoriteteve Përgjegjëse konform këtij Ligji.

Po ashtu, Agjencia konform Nenit 22, paragrafit 17 të këtij Ligji ka nxjerr Rregulloren për Formularin e Deklarimit dhe Formularin e Regjistrimit të Konfliktit të Interesit, të cilat obligohen të përdoren nga Autoritetet Përgjegjëse.

Agjencia inkurajon të gjitha institucionet të kontaktojnë për çfarëdo mbështetjet apo asistencë profesionale që mund të kenë dhe që hyjnë në kuadër  të mandatit të Agjencisë të përcaktuar në Ligjin 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit.

Njoftim të ngjashëm Agjencia kishte bërë në Maj me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 06/l-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Për të shikuar këtë njoftim kliko këtu.

Për të shkarkuar Formularin e Deklarimit të Konfliktit të Interesit kliko KËTU.

Për të shkarkuar Formularin e Regjistrimit të Konfliktit të Interesit kliko KËTU.

Vrati se na ostale vesti