Statistikat e prezantuara në këtë seksion, të dhëna në formë grafikësh apo tabelash me numra do të paraqesin në mënyrë të përditësuar disa nga aktivitetet e kryera nga divizione të ndryshme të Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit si dhe do të japin një analizë të trendeve të paraqitura në to.
Të dhënat lidhur me plotësimin e formularëve të deklarimit të pasurisë deri në 2 prisll 2007
Institucionet | Numri i zyrtarëve të lartë të obliguar për deklarimin e pasurisë | Numri i zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor | Përqindja e deklarimit (%) |
---|---|---|---|
Kuvendi | 123 | 51 | 41.4 |
Presidenca | 4 | 2 | 50 |
Qeveria | 202 | 120 | 59.4 |
Gjykatat | 316 | 255 | 80.6 |
Prokuroria | 87 | 63 | 72.4 |
TOTALI | 732 | 491 | 67.07 |
Plotësimi i formularëve sipas institucioneve
Institucionet | Numri i zyrtarëve të lartë të obliguar për deklarimin e pasurisë | Pozitat e paplotësuara[1] | Numri i zyrtarëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë | Numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë | Përqindja e deklarimit (%) |
---|---|---|---|---|---|
Kuvendi | 123 | 1 | 111 | 11 | 90.9 |
Presidenca | 4 | 4 | 0 | 100 | |
Qeveria | 202 | 4 | 184 | 14 | 92.9 |
Gjykatat | 316 | 302 | 14 | 95.5 | |
Prokuroria | 87 | 86 | 1 | 98.8 | |
TOTALI | 732 | 5 | 687 | 40 | 94.4 |
Pozitat në fjalë janë lajmëruar si të paplotësuara ende me zyrtar të lartë publik apo janë në proçes të plotësimit
Të dhënat e meposhtme paraqesin rastet e paraqitura në Agjensionin Kosovar kundër Korrupsionit në lidhje me dyshimin për veprime korruptive si dhe hetimin dhe proçedimin e tyre te prokuroritë publike kompetente dhe organet e tjera policore. Më poshtë në mënyrë tabelare janë dhënë të dhënat statistikore në lidhje me rastet e dyshuara për korrupsion për periudhën 1 janar – 10 tetor 2007.
Në përputhje më legjislacionin në fuqi, përkatësisht Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës, natyra e rasteve sipas veprave penale është si në vazhdim:
Denoncimet përmes linjës pa pagesë
Në muajt e fundit te vitit 2006, drejt linjës pa pagesë të AKK-së, janë drejtuar gjithsej 83 telefonata dhe vetëm disa prej tyre kane pasur raste konkrete për të paraqitur.
Gjatë muajve të parë të vitit 2007, deri para se të fillonte fushata e informimit publik mbi punën e Agjensionit që u krye gjatë muajit shtator, ka pasur gjithsej 97 thirrje te realizuara.
Vetëm gjatë periudhës se fushatës (3-22 shtator 2007) ne linjën pa pagesë janë realizuar rreth 160 thirrje të cilat kanë paraqitur 31 raste të dyshuara për të cilat kanë nisur hetimet.
Deri tanimë, Agjensioni i ka paraqitur Prokurorisë Publike të Kosoves, 111 raste për hetime të mëtejshme penale.