''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

993 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 January 2012

Për mos deklarimin e pasurisë, AKK ka inicuar procedurë kundërvajtëse ndaj 62 zyrtarëve

Prishtinë, 26 Janar 2012 - Agjencia kundër Korrupsionit dëshiron që përmes këtij njoftimi për shtyp të bëjë një sqarim publik përkitazi me numrin e zyrtarëve ndaj të cilëve ky institucion ka iniciuar procedurë kundërvajtëse për mos deklarimin e pasurisë së tyre sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik. 

Në disa media të Kosovës sot (e enjte) janë publikuar emrat e disa zyrtarëve të lartë publik ku pretendohet se ndaj tyre është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mos deklarimin e pasurisë së tyre. 

E vërteta është se nga 84 zyrtarë të lartë publikë, vetëm 62 prej tyre ju është inicuar procedura në Gjykatë, ndërsa 22 zyrtarë tjerë të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre po atë ditë kur Agjencia e ka publikuar deklarimin e pasurisë se zyrtarëve të lartë. 

Formularët e tyre gjenden të ngarkuar në faqen zyrtare të Agjencisë në internet. www.akk-ks.org . 

Emrat e 22 zyrtarëve të cilët e kanë bërë deklarimin e pasurisë në të njejtën ditë kur edhe është bërë publike lista e zyrtarëve të lartë për mos deklarim nga ana AKK-ja janë:

1. Azem SYLA
2. Rada TRAJKOVIC
3. Faruk BOJAXHIU
4. Arbnor KASTRATI
5. Agim GERGURI
6. Zejnel MORINA
7. Shaban NEZA
8. Bahri GOGA
9. Ekrem Ademi
10. Halil QELAJ
11. Arben BILALLI
12. Luan LATIFI
13. Liridon DALIPI
14. Teuta ZUBAKU
15. Besim GOVORI
16. Korab GASHI
17. Hajrullah SOLLOVA
18. Predrag JOVIC
19. Hajriz BEKTASHI
20. Ismet HASHANI
21. Rexhë ABAZI
22. Avni KRASNIQI
 

Kthehu tek lajmet tjera