''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

988 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 December 2011

Më shumë masa për ti turpëruar të korruptuarit

Shkruan: Hasan Preteni

Sot është dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, një moment i përshtatshëm për liderët politikë, qeveritë, organet ligjore dhe grupet e lobimit në mbarë botën ku mund të bëjnë hapa dinjitoz secili për shoqërinë e vetë në luftën kundër korrupsionit.

Në këtë ditë të anti-korrupsionit mekanizma të ndryshëm e shënojnë këtë ditë duke organizuar ngjarje për të nxitur publikun e gjerë që në mënyrë efektive të jenë pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe mashtrimit në shoqëritë e caktuara. 

Sado që kjo datë nuk i takon festave ndërkombëtare publike, megjithatë në shenjë respekti ndaj veprimeve anti korrupsion të gjitha shoqëritë demokratike e shënojnë këtë ditë përmes thirrjeve dhe mesazheve inkurajuese karshi luftës kundër korrupsionit.

Më kujtohet kur në vitin 2007, UNDP-ja zyra në Kosovë dhe Agjencia kundër korrupsionit projektuan dhënien e shpërblimit për raportimin më të mirë gazetaresk anti korrupsion pesimistët folën, - than se kjo ngjarje nuk do të mund të bëhet tradicionale.
Por në fakt kjo ngjarje tashmë është bërë tradicionale dhe akterët e organizimit të saj UNDP AKK dhe AGPK për herë të pesë janë duke i përkrahur gazetarët si komuniteti më me ndikim në shoqëri që të vazhdojnë të japin maksimumin e tyre për t'ua zbuluar fytyrat e të korruptuarve.

Më 9 dhjetor 2007 unë pata thënë se korrupsionin e bëjnë njerëzit e ligë. Tani e përsëris pak më ndryshe, se korrupsioni ose të korruptuarit nuk duhet shikuar si fuqi e mbrojtur në mënyrë hermetike. Bazuar në praktikat e institucionit ku unë e drejtoi ky fenomen është rezultat i veprimeve personale apo edhe të një grupi të caktuar, i motivuar nga lakmia. 
Prandaj kjo do të thotë se të luftosh korrupsionin dhe njerëzit e korruptuar je në betejë me një dukuri të lig dhe me njerëz të ligë që kurrë nuk janë në gjendje të të sjellin pasoja, sepse vërtet janë të Ligë. 
Siç dihet nocioni i referimit të korrupsionit lidhet me shkatërrimin e ndershmërisë apo besnikërinë e dikujt me anë të minimit të integritetit moral, u referohet atyre që përdorin një pozicion të pushtetit ose të besimit për përfitime të pandershme. 

Fatbardhësisht Kosova ka themeluar mekanizmat institucional të cilët e luftojnë këtë dukuri. 
Ka ndërtuar kuadrin ligjor dhe poashtu edhe strategjinë kombëtare të luftës kundër korrupsionit, me një fjalë në aspektin ligjor dhe administrativë Kosova qëndron mirë. Të gjitha ligjet dhe dokumentat tjera të politikës anti korrupsion janë krejtësisht në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar dhe konventat e Kombeve të Bashkuara. 

Por, mirëfunksionimi i zinxhirit institucional për ta luftuar korrupsionin vazhdon të mbetet çështje që lënë për të dëshiruar. Dhe si pasojë Kosova për disa vite me radhë vazhdon të mbetet shteti me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon. 

E për të ju shmangur kësaj, është shumë e rëndësishme që funksionimi i zingjirit institucional të jetë fuqimisht e i lidhur të mos ketë shkëputje dhe kjo e nënkupton atë që të korruptuarit duhet gjykuar dhe tu jepet dënimi I merituar. 

Në të kundërtën Korrupsioni dhe të korruptuarit do ta minoin demokracinë, do të dhunoin të drejtat e njeriut, do të ngulfasin transparencën, rrezikojnë qëndrueshmërinë institucionale dhe do të pengojnë zhvillimin ekonomik. 

Prandaj të gjithë ne kemi një përgjegjësi për të ndërmarrë veprime kundër kancerit të korrupsionit. Që të garantojmë mos keqpërdorimin e fondeve për zhvillimin ekonomik të vendit, për avancimin e sistemit edukativ për fëmijët tanë, për avancimin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve tjera thelbësore. 

Në këtë Ditë Ndërkombëtare kundër korrupsionit, unë u bëjë thirrje të gjithëve për një zotim tonë të përbashkët që secili nga ne të bëjë diçka drejt marrjes së masave energjike për ti turpëruar të korruptuarit, për të ndërtuar një shoqëri me vlera dhe virtyte të larta morale dhe etike. Për të hapur një rrugë me vlera të drejta e të pastra sepse fundja përmes saj do të kalon e ardhmja e fëmijëve tanë.

Kthehu tek lajmet tjera