''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

981 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 October 2011

AKK adreson opinione për Parandalimin e Korrupsionit

Prishtinë, 12 tetor 2011 - Agjencia kundër Korrupsionit me përkushtim të madh është duke monitoruar zhvillimin e procedurave të Prokurimit Publik nga insitucionet kosovare me qëllim të përmbushjes sa më me sukses të njëres nga detyrat e saj,- Parandalimin e Korrupsionit.

Në këtë sens Agjencia gjatë periudhës një mujore ka adresuar gjashtë opinione (pesë komunave dhe një ministrie) përmes së cilave u tërhiqet vërejtja që ti përmirësojnë mangësit (shkeljet) e procedurave të prokurimit në mënyrë që ti shmangen mundësisë potenciale të keqëperdorimit.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit Publik, apo më sakt neni 19 pika 1.6 e obligon Agjencinë kundër Korrupsionit që të ofrojë opinione dhe të ndërmerr të gjitha masat tjera ligjore me qëllim të parandalimit të konfliktit të interesit dhe te korrupsionit në tërësi.

Prandaj Agjencia inkurajonë të gjitha insitucioneve të cilave i'u është adresuar me shkresë zyrtare që ti marrin parasyshë këto opinione dhe të bëjnë përpjkeje maksimale për ti përmirësuar mangësit e tyre në zbatushmërin e Ligjit të Prokurimit Publik. Për më tejë AKK është duke përciellur procedurat e hapave që janë duke bërë këto insitucione dhe posa të marr informacionin kthyes nga to breda pak ditëve do të dal me qëndrim publik.

Poashtu Agjencia u bënë thirrje edhe insitucioneve tjera të cilat kanë për obligim ligjor rregullimin e fushës së prokurimit që me seriozitet ti analizojnë këto opinione dhe të marrin masa ligjore për parandalimin e keqëperdorimit të mundshëm të paras publike.

Për hirë të transparencës, në vazhdim në formatin pdf AKK editon të gjitha opinionet e adresuara insitucioneve për këtë periudhë një mujore.

Opinioni adresuar Komunës së Suharekës 
Shkarko dokumentin si pdf

Opinioni adresuar Komunës së Shtërpcës 
Shkarko dokumentin si pdf

Opinioni adresuar Ministisë për Kthim dhe Komunitete 
Shkarko dokumentin si pdf

Opinioni adresuar Komunës së Obiliqit 
Shkarko dokumentin si pdf

Opinioni adresuar Komunës së Vitisë 
Shkarko dokumentin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera