Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

973 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


06 April 2011

21 prilli afati i fundit për deklarimin e pasurisë për zyrtarët të cilët për herë të parë kanë hyrë në listë

PRISHTINË - 06 prill 2010 – Afati ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës i paraparë me Ligjin Nr. 03/L-151 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave ka përfunduar më 31 mars 2011.

Numri i zyrtarëve të lartë të cilët kanë për obligim të deklarojnë pasurinë janë: 1830, nga numri i përgjithshëm 1563 apo 85.40 % e zyrtarëve të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 267 apo 14.60 % e zyrtarëve të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë.

Në mesin e zyrtarëve të lartë publik të cilët e kanë deklaruar pasurinë janë edhe udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Agjencia do të pranoj formularët për deklarim nga zyrtarët e lartë publik të cilët për herë të parë kanë hyrë në listën e zyrtarëve të lartë publik në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-151 deri më 21 prill 2011, ndërsa inkurajon ata që ta kryejn këtë obligim ligjor në mënyrë që ti shmangemi adresimit drejt gjykatave për kundërvajtëje.

Agjencia brenda afatit ligjor do të publikoj në faqen e vet të internetit formularët e deklarimit të pasurisë dhe emrat e zyrtarëve të lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa do të inicioj procedurat këndërvajtëse ndaj të gjith zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk i kanë respektuar afatet ligjore.

Kthehu tek lajmet tjera