''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

966 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 March 2011

31 marsi afati i fundit ligjor për deklarimin e pasurisë

Prishtinë, 7 mars 2011, Agjencia kundër Korrupsionit njofton publikishtë të gjithë zyrtarët e lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek AKK-ja, se afati i fundit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë së tyre është data 31 mars 2011.

Siç dihet, Ligji për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave të Zyrtarëve të lartë publik, obligon të gjithë zyrtarët e lartë publik që të deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre në Agjencinë kundër Korrupsionit. Ndërkaq zyrtarët e lartë publik të cilët për herë të parë hynë në listën e zyrtarëve të lartë publik në pajtim me të njëjtin ligj, deklarimin e pasurisë duhet ta bëjnë brenda afatit prej 60 ditëve nga dita e marrjes së detyrës zyrtare.

AKK pret një shprehje të përgjegjësisë nga zyrtarët e lartë publik që ta respektojnë afatin ligjor për deklarimin e pasurisë së tyre, në mënyrë që të mund të shmanget inicimi i procedurave gjyqësore. Mos respektimi i afatit ligjor për deklarimin e pasurisë, AKK-në e detyronë që ndaj atyre zyrtarëve të inicioj proceduarat kundërvajtëse në Gjykatat kompetente. Për më tejë, AKK ëhstë e detyruar që edhe ti publikoj emrat e tyre.

Agjencia kundër Korrupsionit është e hapur të bashkëpunoj me të gjitha pikat e saj kontaktuese të të gjitha insitucioneve në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

Kthehu tek lajmet tjera