Afati ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës i paraparë me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave (LDPKPDH) ka përfunduar më 31 mars 2010.
Numri i zyrtarëve të lartë të cilët kanë për obligim të deklarojnë pasurinë janë: 1560, nga numri i përgjithshëm 1374 apo 88.07 % e zyrtarëve të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë, 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë.
Në mesin e zyrtarëve të lartë publik të cilët e kanë deklaruar pasurinë janë edhe udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, dy zv/kryeministrat. Ndërsa nga niveli i ministrave, pasurinë e tyre e kanë deklaruar 16 nga 17 ministra sa e përbëjnë qeverinë e Republikës së Kosovës.
Po ashtu këtë obligim ligjor e kanë përmbushur edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i Kosovës, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Udhëheqësit e Agjencive. Nga 37 Komuna të Republikë së Kosovës kanë deklaruar pasurinë 25 Kryetar të Komunave, po ashtu nga 29 Ndërmarre Publike kanë deklaruar pasurin 25 udhëheqësit të tyre.
Forma tabelare e deklarimit te pasurisë duket kështu:
Institucionet |
Numri i zyrtarëve të lartë publik që kanë për obligim Deklarimin e Pasurisë |
Numri i zyrtarëve të lartë publik që kanë Deklaruar Pasurisë |
Numri i zyrtarëve të lartë publik që nuk kanë Deklaruar Pasurisë |
Përqindja e deklarimit (%) |
Presidenca |
6 |
6 |
0 |
100% |
Kuvendi |
124 |
110 |
14 |
88.70% |
Qeveria |
552 |
496 |
83 |
84.96% |
Gjykatat kushtetuese |
12 |
12 |
0 |
100% |
Gjykatat |
272 |
261 |
11 |
95.95% |
Prokurorët |
91 |
88 |
3 |
96.70% |
Universiteti i Prishtinës |
77 |
54 |
23 |
70.12% |
Agjencitë |
156 |
146 |
10 |
93.58% |
Komunat e Kosovës |
130 |
111 |
19 |
85.38% |
Ndërmarrjet Publike |
140 |
117 |
23 |
83.57% |
TOTALI |
1560 |
1374 |
186 |
88.07 |
Agjencia brenda afatit ligjor do të publikoj në faqen e vet të internetit formularët e deklarimit të pasurisë dhe emrat e zyrtarëve të lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, po ashtu ne do të trajtojmë çdo rast të mos deklarimit dhe do të veprojmë konform ligjit.