Komisioni për çështje Politike të Ansamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës vizitojë Kosovën.
Delegacioni nga këshilli i Evropws në krye me Z. Bjorn Von Sydow, Kryesues i Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe Raportues mbi situatën politike në Kosovë, ka vizituar Kosovën.
Në agjendën e delegacionit nga këshilli i Evropës ishte edhe vizita në Agjencinë Antikorrupsion, ku janë takuar me drejtorin e Akk-së Z.Hasan Preteni .
Me këtë rast Drejtori i Akk-së Z.Hasan Preteni i njoftoj për punën e Akk-së të arriturat dhe vështirësit e Agjencisë Antikorrupsion.
Z. Sydow shoqërohej nga znj. Sonia Sirtori, Sekretare e Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, znj. Ann-Sofi Lindenbaum, Këshilltare, Parlamenti Suedez, znj. Nathalie Bargellini, Zyrtare për Media e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në shoqërim të këtij delegacioni ishte kryesuesja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë znj. Orsolya Szekely.