Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

920 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 August 2009

AKK kërkon shkarkimin e gjashtë zyrtarëve për mos deklarim të pasurisë

PRISHTINË, 17 GUSHT 2009 - Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit AKK, kërkojë sot nga gjashtë institucione që të fillojnë procedurën e shkarkimit të gjashtë zyrtarëve të lartë për mos- deklarimin e pasurisë së tyre, gjë të cilën e parasheh ligji kundër korrupsionit.

Kjo kërkesë vjen si rrjedhojë që zyrtarët e poshtë shënuar edhe pas kalimit të afatit të shqiptimit të masës administrative për 3 muaj që ka qenë datë 13 gusht 2009, nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Emrat e zyrtarëve të lartë ndaj të cilëve kërkohet procedura e shkarkimit për mos –deklarim të pasurisë, janë: 
Zlatica Vukasinovic – Kryetare e Gjykatës Komunale – Leposaviq, Snezhana Kostic – Gjyqtare e Gjykatës Komunale – Leposaviq Sudan Gorani – Gjyqtar i Gjykatës se Qarkut – Pejë, Demush Krasniqi – Gjyqtar i Gjykatës Komunale – Malishevë, Slobodan Stefanoviç – Prokuror në Prokurorin Komunale – Gjilan, Mahmud Lilaj – drejtori i SH.SH.M.B, Gjakovë – Ministria e Shëndetësisë

Duke u bazuar ne nenin 39 të Ligjit Kundër Korrupsionit (LKK) 200/34, Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit (AKK) mbikëqyrë Pasurinë e zyrtarëve të lartë sikur janë cekur në nenin 2 të LKK – së, në një formularë të posaçëm që është përcaktuar nga AKK – ja.

Sipas dispozitave ligjore të LKK –së formularët e plotësuar duhet të dorëzohen në AKK deri me 31 mars për vitin paraprak. Deri me këtë datë në vitin 2009, këtij obligimi ligjor ju kanë përgjigjur 78.3 % e zyrtarëve të lartë publik nga 800 sosh që kanë qenë të obliguar për deklarimin e pasurisë sipas LKK –së. Në pajtim me paragrafin 1 të nenit 43 të LKK –së, nëse zyrtari i lartë nuk dorëzon informacionin e referuar në nenin 41 dhe 42 të LKK – së brenda afatit të përcaktuar në këtë Ligj, AKK – ja nxjerr një paralajmërim dhe vendos një afat të ri, i cili nuk mund te jetë më i shkurt se 15 ditë nga dita e nxjerrjes së paralajmërimit. Bazuar në këtë AKK – ja pas verifikimit të listave të zyrtarëve të lartë të cilët nuk kishin dorëzuar formularët me datë 03 prill 2009, nxori një paralajmërim dhe vendosi një afat të ri për dorëzimin e formularëve. Afati i ri i vendosur nga AKK – ja përcaktonte datën 30 prill 2009, si afat i fundit ligjor për dorëzimin e formularëve të deklarimit të gjendjes së pasurisë, ku numri i zyrtar ëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë deri me këtë datë arrin në 778 apo 97.2 %.

Në rastet kur zyrtari i lartë nuk ka dorëzuar informacionin lidhur me gjendjen e pasurisë së tij brenda afatit të përcaktuar me ligj, konform paragrafit 3 të nenit 43 të LKK – së, AKK –ja ka informuar institucionet ku ata zyrtar të lartë ushtrojnë detyrën e tyre për mos – deklarim të pasurisë dhe njëherit kemi kërkuar që të merret masa administrative për zvogëlimin e pagës për 1/5 apo 20 % për çdo muaj (kjo masë ka zgjatë 3 muaj). Numri i zyrtarëve të lartë ndaj të cilëve është kërkuar të merret kjo masë administrative ka qenë 22 sosh.

Pas kalimit të afatit të shqiptimit të masës administrative për 3 muaj që ka qenë datë 13 gusht 2009, numri i zyrtarëve të lartë që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 6 sosh. Në pajtim me paragrafët 4 dhe 5 të nenin 43 të LKK –së, nga institucionet ku punojnë këta zyrtarë të lartë, me datë 17 gusht 2009, kemi kërkuar që të filloj procedura e shkarkimit për mos – deklarim të pasurisë.


Nga 800 zyrtarë të lartë sa kanë pas për obligim të deklarojnë pasurinë e tyre sipas LKK – së, në vitin 2009 kanë deklaruar pasurinë e tyre 794 apo 99.2%.

Kthehu tek lajmet tjera