''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

918 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 June 2009

Një delegacion nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive I Shqipërisë vizituan Kosovën

PRISHTINË, 16 QERSHOR 2009 - Një delegacion nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të Shqipërisë, i kryesuar nga inspektori i përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, qëndruan për një vizitë dy ditore në Kosovë me ftesë të drejtorit të AKK-së z Hasan Preteni. 
 

Delegacioni që përbëhej prej shtatë zyrtarëve të këtij institucioni vizitojë Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, me qëllim të krijimit të një bashkëpunimi më të thellë në mes këtyre dy institucioneve. Drejtori I AKK-së Z Hasan Preteni duke përshëndetur delegacionin shqiptar tha se takimet e tilla janë të mirëseardhura dhe do të ndikojnë direkt në ngritjen dhe forcimin e bashkëpunimit dy palesh.

“ILDKP është institucion që ka një përvojë më të gjatë në betejën kundër korrupsionit, prandaj ne si institucion më i ri vazhdimisht kemi kërkuar nga ta që të na ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Shpresojë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”;, tha ai.

Nga ana tjetër homologu i tij shqiptar z Adriatik Llalla tha se AKK ndonëse institucion I ri tani më ka bërë një emër të rëndësishëm me punën e vetë në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë delegacioni I shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, si dhe nikoqiri i këtij delegacioni Hasan Preteni, janë pritur nga Kryetar I Kuvendit të republikës së Kosovës z Jakup Krasniqi.

Gjatë këtij takimi kryeparlamentari Krasniqi foli për punën e Kuvendit të Kosovës në fushën e legjislacionit dhe domosdonë e luftës kundër korrupsionit. 

Ndërkaq ambasadori Lauka tha se angazhimet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve do të përkrahen gjerësisht, dhe se gjithnjë duhet të priremi drejt konkretizimit të marrëdhënieve të dyanshme.

Delegacioni shqiptar I shoqëruar nga Drejtori I AKK-së z Preteni kanë vizituar edhe familjen e komandantit legjendar Adem Jashari ku u pritën nga përfaqësuesi I kësaj familje z Murat Jashari.

Kthehu tek lajmet tjera