''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

914 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 April 2009

Përfundojë afati për deklarimin e pasurisë për vitin 2009

PRISHTINË - 8 prill 2009 - Afati ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës i paraparë me Ligjin kundër Korrupsionit (LKK) ka përfunduar më 31 mars 2009.

Numri I zyrtarëve të lartë të cilët kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurinë e tyre në vitin 2009 ka qenë 800, ku nga ky numër 619 apo 78.8% e tyre e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 173 është numri I zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë, 8 të tjerë janë zyrtarë të lartë të liruar nga detyra që kanë ushtruar dhe nuk bartin detyrim për deklarimin e pasurisë.

Në mesin e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurin janë edhe liderët kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Presidenti I Republikës, Kryeministri Kryetari i Kuvendit, dy zv/kryeministrat. Ndërsa nga niveli I ministrave pasurin e tyre e kanë deklaruar dhjetë ministra nga 17 sa përbëjnë qeverinë e Republikës së Kosovës.

Para fillimit të marsit janë shpërndarë formularët e deklarimit të pasurive ndërsa, zyrtarët e Agjensionit kanë mbajtur trajnime me personat që ishin pikë kontaktuese në mes të AKK-së dhe institucionit përkatës ( një nga të gjitha institucionet publike) në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë mbushjen e formularëve.

Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit u bënë thirrje të gjithë atyre zyrtarëve të lartë të cilët konform ligjit janë të obliguar ta deklarojnë pasurin e tyre që ta respektojnë kuadrin ligjor dhe pasurin e tyre ta deklarojnë brenda afatit kohorë deri më 30 prill 2009.

Në të kundërtën AKK do të do të kërkojë nga institucionet ku ata punojnë që të merren masat administrative në pajtim me Ligjin Kundër Korrupsionit, sikundër që AKK do të jetë e detyruar që t'ua publikojë emrat.

Forma tabelare e deklarimit te pasurisë duket kështu:

 

 

 

Numri i zyrtareve të lartë të obliguar për deklarimin e pasurisë

 

 

Numri I zyrtarëve të shkarkuar nga detyra të cilët tani nuk kanë obligim për ta deklaruar pasurin

Numri i zyrtareve të lartë që kanë deklaruar pasurinë

 

 

Numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë

 

 

Përqindja e deklarimit (%)

 

 

Kuvendi

 

 

123

 

 

1

 

 

73

 

 

49

 

 

60.1

 

 

Presidenca

 

 

4

 

 

0

 

 

4

 

 

0

 

 

100

 

 

Qeveria

 

 

282

 

 

7

 

 

213

 

 

62

 

 

78

 

 

Gjykatat

 

 

296

 

 

0

 

 

239

 

 

57

 

 

80.7

 

 

Prokuroria

 

 

95

 

 

0

 

 

90

 

 

5

 

 

94.7

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Totali

 

 

800

 

 

8

 

 

619

 

 

173

 

 

78.3

Kthehu tek lajmet tjera