''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

902 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 December 2008

Fjalimi i z. Hasan Preteni në ceremoninë e shënimit të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit

PRISHTINË 9 DHJETOR 2008 - Sot, në gjitha vendet e botës që mëtojnë të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë dhe demokratike shënohet dita ndërkombëtare e luftës kundër Korrupsionit. Këtë ditë po e shënojmë edhe ne, - tashmë për herë të parë si shtet i pavarur.

Deri para dy viteve në Kosovë 9 dhjetori dita ndërkombëtare kundër korrupsionit as që është menduar se duhet të shënohet. Mirëpo tani kjo po ndodhë. Dhe kjo është si rrjedhojë e kurajos dhe vetëdijesimit përherë e më shumë të shoqërisë në përgjithësi për tu ballafaquar me luftën kundër korrupsionit.

Gjatë gjithë këtij viti Agjensioni kosovar Kundër Korrupsionit ka demonstruar një angazhim të shprehur qartë dhe i kultivuar në vazhdimësi për krijimin e një përmase sa më të gjerë të bashkëpunimit me të gjithë ata që duan të demonstrojnë gatishmërinë e tyre për ta forcuar rendin dhe ligjin.

Përmasat e korrupsionit në Kosovë tingëllojnë shqetësueshëm. Dhe ne bashkarishtë si shoqëri - Qeveria, Parlamenti, Shoqëria civile, Media, biznesi sidhe qytetari i rëndomte duhet të futemi në lojë që bashkë ta përmirësojmë këtë gjendje, dhe imazhin tonë.

Agjensioni Kosovarë Kundër Korrupsionit vazhdimisht ka bërë përpjekje që të ndërtoj një mur të fortë drejtë parandalimit sikurse edhe luftimit të tij. Krahas aktiviteteve praktike ndaj luftës kundër korrupsionit Agjencioni është angazhuar edhe në plotësimin e kuadrit ligjorë të kësaj fushe.

Të nderuar të pranishëm,

Korrupsioni do të jetë një nga sfidat më të mëdha të kësaj periudhe tranzicioni. Kjo sfidë duhet të përballohet, sepse korrupsioni, pavarësisht se ka shtrirje të madhe ose të vogël, është një kërcënim që e rrit varfërinë dhe frenon zhvillimin në të gjitha fushat.

Korrupsioni, është kërcënim për rendin ligjor, të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë, ndershmërinë, të drejtën sociale, konkurrencën lojale, përparimin ekonomik, po ashtu rrezikon sigurinë në vend dhe besimin e përgjithshëm tek institucionet publike si dhe vlerën morale te shoqërisë;

Derisa në shtetet me demokraci të zhvilluar lufta kundër korrupsionit është detyrë e prokurorëve e gjykatësve të pavarur, në shtetet me demokraci të brishtë edhe gjykatat dhe prokuroritë shpesh janë jokredibile dhe të involvuar në veprime korruptive, që e pamundëson suksesin e nevojshëm. 
Nga ana tjetër, vërtet mendojë se mediat në Kosovë gjatë gjithë kësaj kohe kanë demonstruar guximin profesional duke raportuar dhe publikuar veprimet korruptive të atyre që kanë dashur apo kanë abuzuar me pozitën zyrtare që iu është besuar.

Ndoshta, ju gazetar shumë herë keni qenë nën presion, apo edhe të shantazhuar gjatë punës suaj të guximshme, por unë besojë se keni pasur guximin ti sfidoni të gjithë ata për të cilët keni pasur raporte dyshimi se kanë keqpërdorur paranë publike.

Unë i përgëzojë të gjithë ata gazetar të cilët sot do të shpërblehen për punën e tyre të guximshme. Unë u japi kurajë të gjithëve që të vazhdoni të bashkëpunoni me ne në mënyrë që ti demaskojmë fytyrat e atyre që shkelin ligjin.

Sot është një rast i mirë për mua, t'i përcjell falënderimet më të përzemërta për të gjithë ata njerëz që demonstruan trimërinë e tyre qytetare duke i denoncuar veprimet korruptive. Pa ndihmën e gjithë shoqërisë realizimi i misionit tonë do të bëhet shumë më i vështirë. Prandaj është esencialisht e rëndësishme që të rritet vetëdija dhe të shtohet kontributi i secilit qytetar të Kosovës që të bëhet pjesë e jona në mënyrë që të dalim fitimtar karshi keqpërdorueseve të mundshëm të taksapagueseve kosovar.

Gjithashtu në kuadrin e një mesazhi shumë domethënës që vjen nga Komisioni Evropian i cili ka shpallur se viti 2009 do të jetë viti i Ballkanit Perëndimor dhe ku përpjekjet për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit shihen si sektor prioritar, është e rëndësishme që ne bashkarisht të shtojmë përpjekjet dhe aktivitetet tona me qëllim realizimin e misionit tonë.

Motoja Kombeve të Bashkuara, për 9 dhjetorin 2008-ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit është;

Një jo e juaja ka peshë! - Dhe unë si drejtor i Agjensionit dhe qytetar i shtetit më të ri të Evropës, nga këtu iu bëjë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës – Thuani jo Korrupsionit sepse - kjo JO e juaja vërtet ka peshë…

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj

(Ceremonin e shenimit te dites nderkombetare kunder korrupsionit ne Prishtine e organizuan: Agjensioni Kosovar Kunder Korrupsionit Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara UNDP-zyra ne Prishtine dhe AGPK-ja. Ne kete dite jane ndare edhe shperblimet per gazetaret te cilet per nje vite kane vazhduar te realizojne artikuj ne gazeta kronika ne TV dhe radio me te cilat kane nxitur reagimin e publikut ndaj femonenit korrupsion) 

Kthehu tek lajmet tjera