Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

898 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 July 2008

Urgjentisht

Shkruan: Hasan PRETENI

PRISHTINE, 25 KORRIK 2008 - Praktikisht përvoja e deritanishme e punës së AKK ka dëshmuar se 90-95% e veprimeve korruptive janë të lidhura ngushtë me procesin e tenderimit. Tenbderomania po ashtu po dëshmon se është një gjë e keqe që po merr përmasa shqetësuese.
Favorizimet, diskriminimet e operatorëve ekonomik, marrëveshjet e tinëzare qoftë në mes operatorëve ekonomik apo në mes operatorëve ekonomik dhe autoriteteve kontraktuese janë vetëm disa nga format e korrupsionit që më së shpeshti vijnë në shprehje gjatë procesit të tenderimit. Gjatë periudhe kohore në të cilën jemi aktualisht në Kosovë është vlugu më I madh I punëve ( ndërtimi I rrugëve ndërtimi I objekteve shkollore, ngritja e kapaciteteve elektro - energjitike etj). Si rrjedhojë e kësaj tani kemi edhe numrin më të madh të shpalljes së tenderëve në fusha të ndryshme. Por fatkeqësisht organi I cili do të duhej të ishte shumë aktivë për ta përmiellur me shumë vëmendje procesin e tenderimit tani nuk është duke funksionuar. Në fakt është nevojë imediate e funksionimit të tij pasi që ai esencialishtë do të ndikonte në vlerësimin objektiv dhe evitimin e parregullsive që mund të krijohen.

Çka po ndodhë në realitet

Komisioni Rregullativ I Prokurimit Publik (KRPP) ishte organi legal I cili shqyrtonte ankesat e operatorëve ekonomik (pjesëmarrësve në tender). Por mandati I këtij institucioni ka përfunduar më 30 qershor 2008. Organi I Shqyrtimit të Ankesave, organ ky I premtuar se do të kryejë misionin të cilin më parë e kishte KRPP nuk është formuar ende. Si rrjedhojë e kësaj edhe pjesëmarrësve nëpër tender iu është mbyllur dera e adresimit të ankesave. Me një situatë në të cilën jemi ne shprehim shqetësimin për mundësin e keqpërdorimeve dhe favorizimeve në proceset tenderuese. 
Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsuionit ka marr një informacion se që nga 1 deri më 21 korrik 2008 në adresë të KRPP-së kanë shkuar më shumë se 30 raste të ankesave.

Kush do ti trajtojë ato ankesa

Në mungesë të kompetencave, KRPP-ja u përgjigjet ankueseve me të vetmen fjali “Nuk jemi kompetentë që ti shqyrtojmë rastet e tilla”;. 
Duke filluar 30 qershori në hyrje të KRPP-së është vendosur mbishkrimi “Nuk I pranojmë ankesat”;. Tani lind pyetja. Ku të adresohen ata që duan ti dërgojnë ankesat e tyre? A mundën institucionet shtetërore të Kosovës ta lejojnë këtë lux?

Gatishmëria e AKK-së

Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit ka demonstruar gatishmërinë për tu marr me disa raste të ankesave, për të vetmen arsye – mbylljen rrugëve të mundësisë për keqpërdorime. Si rrjedhojë kemi kërkuar nga KRPP-ja disa të dhëna në lidhje me ankesat e arritura. Deri më tani kemi arritur që disa prej tyre ( ato në vlera shumë të mëdha) ti hetojmë. Vlerat janë deri në 5 milion euro. Në të gjitha rastet me të cilat është marr AKK ka vërejtur mungesë të theksuar të respektimit të elementeve të paraqitura në tender, dhe poashtu në të gjitha rastet fitues ishin shpallur ata që kishin ofruar çmime më të larta!!!

Urgjentisht të themelohet OSHA

Duke e parë si domosdoshmëri funksionalizmin e një organi shqyrtues të ankesave AKK kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës sidhe nga Kuvendi që të veprojë sa më shpejtë që është e mundur për të autorizuar KRPP-në të vazhdojë misionin deri në emërimin e zyrtarëve të Organit Shqyrtues të Ankesave, ose që sa më shpejtë të themelohet ky organ.

(Autori është Drejtor i Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit) 

Kthehu tek lajmet tjera