''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

897 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 July 2008

Raste të ngritjes së aktakuzës nga Prokurorit kompetente si rezultat i punës së AKK-së

Më poshtë janë specifikuar rastet konkrete:

• AKK-02-188-07, rasti në fjalë i është dorëzuar Prokurorisë Publike të Qarkut në Pejë. Konform pajtimit të arritur me Prokurorinë Publike të Kosovës në lidhje me përcjelljen e informatave në prokurorit e niveleve komunale rasti është përcjellë në Prokurorinë Komunale në Gjakovë. Më datën, 17.12.2007 ka ngritur aktakuzë kundër gjyqtarit të gjykatës komunale në Pejë, z. Agim Shala, për vepër penale,- shpërdorim të detyrës zyrtare dhe vendim i kundërligjshëm gjyqësor.

• AKK-02-472-07, rasti në fjalë po ashtu i është dorëzuar Prokurorisë Publike të Qarkut në Pejë, e cila, e ka përcjellë në Prokurorinë Publike Komunale në Gjakovë. Kjo e fundit më datën, 24.04.2008 ka ngritur akuzë ndaj z. Hajdar Grezda –ish Kryeshef i Ekzekutivit të Komunës së Gjakovës dhe znj. Fakete Pasha ish Drejtoresh e Urbanizimit për vepër penale,- shpërdorim të detyrës zyrtare, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës dhe falsifikim e dokumenteve zyrtare.

• AKK-02-241-07, rasti është dorëzuar në Shërbimin Policor të Kosovës. Me urdhër të Prokurorit Publik kompetent, pas kompletimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër z.Agim Xhafa-mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe z.Hajrullah Fejza –zyrtarë në Drejtoratin për Shëndetësi të Kuvendit Komunal të Prishtinës, për vepër penale, - shpërdorim i detyrës zyrtare dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës.


Agjensioni Kosovarë Kundër Korrupsionit është i bindur se edhe disa raste tjera që kanë rezultuar me veprime konkrete –arrestime nga ana e policisë, janë produkt i punës së AKK-së, mirëpo në mungesë të informatave kthyese jemi të detyruar që ato të mos i evidentojmë. 

Kthehu tek lajmet tjera