''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

895 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 June 2008

Fjalimi i drejtorit të Agjensionit Kosovar Kunër Korrupsionit z.Hasan Preteni para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Zotëri Kryetar i Kuvendit,
Zotërinj anëtar të Kabinetit Qeveritar, 
Deputet të nderuar

 

Së pari dua t'ju falënderoj për pjesmarrjen tuaj në këtë bilanc të Raportit Vjetor të punës së Agjensionit Kosovarë Kundër Korrupsionit, që më bën të besoj se puna që kemi bërë deri më tani do të jetë në fokusin e vëmendjes suaj.

 

Konkluzioni im i thjeshtë, është se puna na ka bërë që në këtë analizë një vjecare ne të shpresojmë se kemi komoditetin të dëgjohemi me interes dhe me besim nga ju. E pikërisht për hir të kësaj pune dhe këtyre sakrificave, jemi të gatshëm të përballemi për ato që kemi bërë, dhe të cilat i kemi bërë mirë, për ato cka kemi lënë pa bërë dhe për ato që kemi filluar ti bëjmë.

 

Gjithashtu vlerësoj dhe mirëpres cdo kritikë, vërejtje apo sugjerim, i cili mund të shërbejë në rritjen e produktivitetit dhe efektivitetit të punës sonë si insitucionë që kemi për mision fuqizimin e ligjit dhe rendit në Kosovë.


Agjencioni është organ i pavarur i konceptuar si mekanizëm themelor në parandalimin, luftimin e fenomenit të korrupsionit dhe koordinimin e politikave anti-korrupsion në Kosovë.

 

 Fondet për funksionimin e Agjensionit sigurohen nga Buxheti i Kosovës; 
 Të punësuar në AKK ( ju referohemi vitit raportues ) 15 të punsuar nga 35 sa janë paraparë me organogram;
 Nga UNDP – kemi pasur 4 këshilltar ( 2 ndërkombëtar dhe 2 vendor).

Agjencioni ushtron përgjegjësit e përcaktuara me ligjin kundër korrupsionit, 2004/34, ka filluar punën me 17 korrik 2006 ( me zgjedhjen e drejtorit ) dhe ka filluar të jetë funksional me 12 shkurt 2007.

 

Puna e Agjensionit mbikëqyret nga Këshilli i AKK-së. Këshilli përbëhet nga 9 anëtar, 3 emërohen nga Kuvendi dhe nga një përfaqësues të emëruar nga Zyra e Presidentit, Qeveria, Gjykata Supreme, Zyra e Prokurorit Publik, autoritet lokale dhe Shoqëria Civile.

 

Te nderuar te pranishëm

Aktivitet e Agjensionit ne vitin që lamë pas, janë mbështetur ne tri shtylla kryesore:

 Zbatimit – fuqizimit të ligjit;
 Parandalimi i korrupsionit ose eliminimi i shkaqeve të korrupsionit;
 Edukimi.


Fuqizimi i ligjit

Aktivitet të veçantë në trajtimin e informatave që qytetaret i sollën në Agjension, hetimi i tyre dhe përcjellja e tyre ne Prokuroritë Publike të Kosovës. Gjatë vitit 2007 në Agjension janë trajtuar 124 informata. Pas hetimeve administrative në 61 raste ato në mungesë të provave janë mbyll, 47 informata janë dërguar në Prokuroritë gjegjëse dhe në fund të vitit 2007, 16 informata kane qene në fazën e hetimeve. Nga informatat e përcjellura në Prokurori, 14 i përkasin Gjyqësorit, 13 Qeverise, 11 Pushtetit Lokal dhe 9 ndërmarrjeve publike.

 

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, përkatësisht Kodin Penal të Kosovës, natyra e rasteve sipas veprave penale është si ne vijim.

 Shpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit -12 raste;
 Përvetësimi gjate ushtrimit të detyrës zyrtare – 9 raste;
 Marrja e ryshfetit – 10 raste;
 Ushtrimi i ndikimit – 4 raste;
 Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore – 7 raste;
 Arkëtimi dhe pagesa e paligjshme – 2 raste;
 Falsifikimi i dokumentacionit zyrtar – 3 raste.

Nga faktet e sjella nga rastet e dyshuara për veprime korruptive, të cilat i janë përcjell për procedim penal të mëtejshëm ne prokuroritë përkatëse, pasojat ekonomike qe mund të dëmtojnë shoqërinë kosovare kapin shifrën rreth 30 milion euro.


Nga informatat e përcjellura në Prokurori, ne në mënyre zyrtare jemi informuar për fatin e vetëm 6 prej tyre, në mesin e tyre 5 janë informata qe i përkasin gjyqësorit dhe një rast qe është për Pushtetin Lokal.


Parandalimi - eliminimi i shkaqeve të korrupsionit


a) Mbikëqyrja e pasurisë

Edhe pse ky aktivitet është realizuar për herë të parë në Kosovë, 98% e zyrtarëve e kane kryer këtë obligim. Ky obligim ligjor është realizuar në tri faza dhe deri te realizimi i plote është dashur që ndaj 24 zyrtarëve te kërkohet ndërmarrja e masës administrative, zvogëlimi i pagës për 20%, kurse ndaj 14 zyrtareve nga punëdhënësit e tyre është kërkuar largimi definitiv nga puna.

Pas kontrollit teknik/logjik kemi hasur në shumë parregullsi tek plotësimi i formularëve dhe të gjitha këto është dashtë, angazhim shtesë dhe kontakt direkt me zyrtar qe mangësitë të evitohen.

b) Parandalimi i konfliktit te interesit

Në bazë te informatave të bazuara për ekzistimin e konfliktit të interesit, Agjensioni ka ndërhyrë tek 15 raste dhe është arritur evitimi i tyre.

Ne disa raste ku janë vërejtur shkelje të ligjit të Prokurimit Publik nga ana e Institucioneve të Kosovës, Agjensioni ka ndërmarre veprime ku janë rekomanduar anulimet e disa tenderëve dhe iniciativa tjera te IPVQ-ve, para hapjes se ofertave, duke eliminuar diskriminimin e operatorëve të përgjegjshëm ekonomik. Vlera e parallogaritur e tenderëve të anuluar arrin shifrën rreth 7 milion euro.

 

c) Edukimi

Agjensioni si institución i ri i formuar nga Kuvendi, aspektin e edukimit e ka trajtuar ne dy drejtime:

- Edukimi - ngritja profesionale e vet zyrtarëve të Agjensionit dhe edukimi i përgjithshëm i publikut me qellim të ngritjes se vetëdijes qytetare.

Zyrtaret e Agjensionit gjatë vitit raportues, kane marre pjese në gjithsejtë 35 trajnime, konferenca, tryeza pune dhe vizita studimore.

Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me Qendrën për Arsim të Kosovës, kemi marre pjese aktive ne seminaret e organizuara ne 10 komuna të Kosovës, së bashku me OSBE dhe UNDP kemi realizuar 2 kampanja mediale, kemi vizituar të gjitha Ministritë e Qeverise se Kosovës dhe tri komunat me te mëdha të vendit, ku zyrtaret i kemi njoftuar për legjislacionin në fuqi dhe mekanizmat anti-korrupsion.

Raporte shume të mira kemi pas edhe me mediat, duke mos refuzuar asnjë kërkesë për bashkëpunim.

 

Për te gjitha aktivitet e Agjensionit janë shpenzuar 336,956.06 euro, 88.11% nga buxheti i lejuar, duke e menaxhuar mirë buxhetin dhe duke shpenzuar për telefonata, dreka, darka dhe derivate shpenzime minimale, vetëm 5% e buxhetit është shpenzuar me procedura me vlerë minimale (me para te gatshme).

Pengesat

 Buxheti jo sipas kërkesës; 
 Numri i zyrtareve jo sipas organogramit;
 Pagat e vogla dhe aspak motivuese;
 Pamundësia e angazhimit të ekspertëve të lëmis dhe rrezikshmëria e largimit të personelit ekzistues;
 Bashkëpunim me prokuroritë jo ne nivelin e duhur;
 Objekti i vogël dhe jofunksional.

 

Te nderuar te pranishëm

AKK është në funksion me shume se një vit dhe ky është raporti i pare qe po prezantohet para jush, jam shumë i bindur se rezultatet e arritura janë larg asaj çka ne dëshirojmë, mirëpo mendoj se në Kosovë është formuar një institucion i cili veç ka krijuar një themel të fort, një institucion tek i cili qytetaret e Kosovës po e rrisin besimin dhe me vazhdimin e përkrahjes se Institucioneve qendrore ne nje te ardhme të afërt do te arrihen rezultatet e dëshirueshme.

 

Te nderuar Deputet,

 

Me lejoni qe me dy fjali ti referohem edhe gjendjes aktuale.

Agjensioni për herë të parë e ka buxhetin sipas kërkesës, numri i zyrtarëve definitivisht do te jet sipas organogramit, Kuvendi po ndërmerr hapa konkret drejt fuqizimit te Agjensionit dhe ne raport me Prokurorinë ka progres. E gjithë kjo po rezulton me rritjen e intensitetit dhe kualitetin e punës se Agjensionit.

Deri me tani i kemi pranuar 59 informata serioze për veprime korruptive. Me qellim te parandalimit te tyre, me lejoni qe ti veçoj 2 nga shumë forma te lajmërimit te korrupsionit. Nen një edhe me tutje po vazhdohet me :

 

• Abuzime te mëdha ne procesin e tenderimit ( duke mos i publikuar tenderët ne faqen e Internetit, duke i diskriminuar operatoret e përgjegjshëm dhe duke mos i respektuar kushtet te cilat vet i përcaktojnë, ( vetëm ne dy javët e fundit, ne 3 raste, pas reagimit tone ne tenderët e publikuar, parandalohet tentim keqpërdorimi i me shumë se 2.5 milion euro).

 

Kurse e dyta është e re por me shenja metastazike

 

• Te proceduarat e përzgjedhjes se konsulences ndërkombëtare, gatishmërisë se institucioneve ndërkombëtare për te ndihmuar ngritjen e institucioneve vendore, zyrtaret tanë i përgjigjën duke i futur neper lista te afërmit e tyre ose nga ekspertet ndërkombëtar për dhënien e pëlqimit për vazhdimin e kontratave. Kërkojnë: vetura, punësim dhe favore tjera.

Deputet te nderuar

 

Me qellim të mbrojtjes se rendit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, qeverisjes se mire, ndershmërisë dhe drejtësisë sociale, konkurrencës, rritjes ekonomike, besimit të përgjithshëm tek institucionet publike dhe vlerat morale të shoqërisë. Lufta kundër korrupsionit dhe kyçja ne këtë proces e të gjitha institucioneve është e domosdoshme.

 

Ju falënderoj për vëmendje.

Kthehu tek lajmet tjera