Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

892 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 April 2008

Përfundoi afati për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lart publik të Kosovës

PRISHTINË 2 prill 2008 - Afati ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës i paraparë me Ligjin kundër Korrupsionit (LKK) ka përfunduar të hënën më 31 mars 2008.

Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë, 747 zyrtare, të cilët obligohen të deklarojnë pasuritë e tyre konform LKK-së, 560 zyrtar, apo 74.9 % prej tyre kanë përmbushur këtë detyrim ligjor që është një demonstrim i gatishmërisë së shtuar për ta deklaruar pasurin karshi fazës së parë të vitit të kaluar. Në mesin e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurin janë liderët kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës me përjashtim të një ministri I cili është pjesë e 215 zyrtarëve që ende nuk e kanë kryer detyrimin ligjor.

Në fillim të marsit janë shpërndarë formularët e deklarimit të pasurive ndërsa, zyrtarët e Agjensionit kanë mbajtur trajnime me personat që ishin pikë kontaktuese në mes të AKK-së dhe institucionit përkatës ( një nga të gjitha institucionet publike) në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë mbushjen e formularëve. Zyrtarët e AKK-së poashtu iu dhanë ndihmën e nevojshme në plotësimin formularëve zyrtarëve të ndryshëm publik.

Drejtori I Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit z Hasan Preteni tha se AKK do të jetë vigjilente ndaj atyre të cilët ende se kanë deklaruar pasurinë.
“Deklarimi I pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë të institucioneve publike të Kosovës është e paraparë me ligj, prandaj ata të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë gjatë këtij afati sipas LKK e kanë edhe një mundësi shtesë. Ne presim që ata ta bëjnë këtë hap pasi që janë të obliguar. Në të kundërtën Agjensioni do të veprojë konform dispozitave ligjore.

Afati shtesë ( plotësues) I bazuar në Ligjin Kundër Korrupsionit do të fillojë të premten e ardhshme më 4 prill 2008 dhe do të zgjasë 15 ditë. Veprimet e mëtutjeshme të Agjensionit ndaj atyre zyrtarëve të cilët nuk e përmbushur këtë detyrim ligjor do të jenë këto, Agjensioni konform dispozitave ligjore të LKK-se do të kërkojë nga institucioni ku personi zyrtar i lartë ushtron detyrën e tij ose organin përgjegjës për zvogëlimin me 1/5 të pagës për çdo muaj (afati kohorë tre muaj), ndërkaq nëse edhe pas kësaj periudhe nuk deklarohet pasuria AKK sipas dispozitave ligjore ka të drejtë të kërkojë nga institucioni shkarkimin e tij. Të rikujtojmë se të gjithë ata zyrtar të cilët edhe pas periudhës 15 ditore nuk do e kryejnë detyrimin e tyre ligjor atëherë AKK është e detyruar që t'ua publikojë emrat.

Nga ana tjetër paralel me procesin e deklarimit të pasurisë duke u bazuar poashtu në Ligjin Kundër Korrupsionit AKK për herë të parë këtë vit ka kërkuar nga institucionet publike të dërgojnë edhe kopjen e katalogut të pranimit të dhuratave. 
Institucionet i janë përgjigjur kësaj kërkese. Por përveç Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) si dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të tjerat institucione nuk kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata.

 

Forma tabelare e deklarimit te pasurisë

 

 

 

Numri i zyrtareve të lartë të obliguar për deklarimin e pasurisë

Pozitatë paplotësuara[1]

Numri i zyrtareve të lartë që kanë deklaruar pasurinë

Numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë

Përqindja e deklarimit (%)

Kuvendi

123

 

86

37

69.9

Presidenca

3

 

3

0

100

Qeveria

226

 

158

68

69.9

Gjykatat

307

 

228

79

74.2

Prokuroria

88

 

85

3

96.5

 

Totali

 

747

 

 

 

560

 

187

 

74.9

Kthehu tek lajmet tjera