Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

884 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 February 2008

Një mesazh për kërcënuesit

PRISHTINË, 1 shkurt 2008 - Nuk është hera e parë që ne ballafaqohemi me presione dhe kërcënime klasike. Së fundi të verbrit kanë marr guximin të kërkojnë nga ne shpalosjen e burimit të një rasti korruptiv. Ne nuk jemi fajtor kur pësojnë ata që në emër të ndarjes së drejtësisë pranojnë të marrin mito dhe pas saj të marrin edhe vendime të padrejta. 

Përkundrazi ne ndihemi krenar kur kuptojmë se të korruptuarit janë ndëshkuar, e aq më tepër kur rastet janë iniciuar nga ne. Fatkeqësisht Agjencia nuk ka të drejtë të dënojë të dyshuarit për korrupsion. Po ta kishim atë të drejtë jam shumë i sigurt se zgjidhja rasteve që ne i kemi dorëzuar me muaj të tërë në prokurori tashmë do ishin harruar. 

Sidoqoftë, ne jemi institucion që jemi themeluar nga Kuvendi për ta forcuar rendin dhe ligjin. Agjencia ka një mision, dhe ai mision është lufta kundër korrupsionit. Puna jonë thellësisht është e përqendruar në zbulimin dhe hetimin e rasteve korruptive, në përpjekje për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Sidhe për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie të shëndosh që bazohet në shtetin e së drejtës.

Ne do të vazhdojmë ta përmbushim këtë qëllim me veprime konkrete ashtu siç e kemi bërë deri më tani. Askush nuk do ketë forcën të na ndal, që patrembshëm të kryejmë punën tonë fisnike që na është besuar. 

E themë fuqishëm se nuk do trembemi asnjëherë pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga cilado adresë, qoftë e "mafisë së tokës" apo kravatave që janë të lidhura me ta. Ne do ta kryejmë punën tonë, duke u mbështetur vazhdimisht në shtyllat bazike që na janë përcaktuar me ligj. Sa I përket atyre të verbërve që kërcënojnë. Organet policore janë ato që do të merren me ta. Ne kemi besim tek këto organe dhe presim rezultatin. 

Unë u bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë informata për raste korruptive të mos hezitojnë të na kontaktojnë që së bashku ti mbyllim kanalet e paligjshme. Të gjithë I garantojë se çdo burim i denoncimit të rasteve korruptive do të mbetet skajshmërish konfidencial që nënkupton se personi gjithmonë do të mbetet anonim. 

Për ne koha e kërcënimeve ka ikur. Krah të fortë i kemi qytetaret. Ata që deri më tani nuk kanë hezituar të na bashkohen për ti çrrënjosur praktikat korruptive.
Kërcënimet e të korruptuarve vetëm na forcojnë bindjen se vërtet i kemi goditur. Por edhe faktin se vërtet jemi duke kryer punën si duhet...

Kthehu tek lajmet tjera