Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

882 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 January 2008

Ministri Shala i shmanget Konfliktit të Interesit

PRISHTINË, 18 janar 2008 - Drejtori I Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit z Hasan Preteni përshëndeti të premten ( sot ) gatishmërinë e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala që ti shmanget konfliktit të interesit, pasi që ky I fundit ka hequr dorë nga funksionet mbikëqyrëse dhe rolit udhëheqës që kishte në: “The Cambridge School”; dhe “British- American Book Shop”;.

Më 14 janar 2008 drejtori I AKK-së I dërgojë një letër zyrtare Ministrit Shala përmes së cilës e njoftojë atë se ushtrimi paralel i pozitës së Ministrit dhe organizatave fitimprurëse, nga Ligji Kundër Korrupsionit konsiderohet konflikt interesi.

“ Duke u bazuar në nenin 29.1 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ju paralajmërojmë se brenda afatit 30 ditor nga pranimi i kësaj shkrese, duhet të përcaktoheni për njërin nga këto funksione. Ju rikujtojmë që për vendimin tuaj duhet ta lajmëroni Agjencin Kosovar Kundër Korrupsionit brenda afatit të përcaktuar më lart”;, thuhet në letrën zyrtare dërguar Ministrit z. Shala

Nga ana tjetër Ministri Shala është përgjigjur më 17 janar duke konfirmuar tërheqjen e tij nga ”; The Camridge School, si dhe nga pronësia në ‘ British –American Book Shop”;, edhe pas udhëzimeve të Kryeministrit z Hashim Thaqi, më 10 janar 2008.

Duke përshëndetur veprimin e Ministrit Shala, drejtori I AKK-së Hasan Preteni tha se - “përgjigjja e tij shpejt është shumë inkurajuese dhe duhet të jetë shembull edhe për institucionet tjera”;

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit I ka dërguar letër paralajmëruese për shmangej nga konflikti I interesit edhe një zyrtari tjetër të lartë të qeverisë së Kosovës, dhe pretë përgjigjeje brenda afatit 30 ditor.

 

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni zyrën për informim: 
Tel: 038/ 248 – 564 Ose vizitoni ueb faqen www.akk-ks.org 

Kthehu tek lajmet tjera