Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

879 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 December 2007

Ta luftojmë me vendosmëri të keqën- korrupsionin ( Mesazhi i z Preteni në ditën ndërkombëtare kunër Korrupsionit

Shkruan: Hasan PRETENI

PRISHTINË, 8 dhjetor 2007 - Nesër më 9 dhjetor në gjitha shtetet demokratike në mbarë rruzullin tokësorë shënohet dita ndërkombëtare e luftës kundër Korrupsionit. 

Kjo ditë do të shënohet edhe tek ne në Kosovë, në vendin i cili është në prag të krijimit të shtetit me plotë kuptimin e fjalës, dhe si I tillë urgjentë do të bëhet pjesë e gjithë mekanizmave ndërkombëtar që kanë për mision luftën kundër korrupsionit. 
Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me partnerët tanë UNDP-në OSBE-në dhe AGPK-në nesër do ti shpërblejnë të gjithë ata gazetar të cilëve juria profesionale u ka përzgjedhë storjet më të mira për sakrificën e dëshmuar gjatë punës së tyre fisnike për nxitjen e transparencës, parandalimin dhe raportimin e rasteve korruptive.

Krahas rëndësisë së zhvillimeve politike rreth përcaktimit të statusit final të Kosovës si edhe procesit zgjedhorë, pa as një dyshim përshtypja ime është se përpjekjet e Agjensionit Kosovarë kundër Korrupsionit kanë qenë çështje që janë përciellur me një vëmendje të veçantë nga opinioni I gjerë. 
Sot është një rast i këndshëm për mua, t'i përcjell falënderimet më të përzemërta për të gjithë ata njerëz që demonstruan trimërinë e tyre qytetare për të bashkëpunuar me Agjensionin Kosovar kundër Korrupsionit ku kanë dhënë një kontribut të çmuar në përpjekjet tona drejtë fuqizimit të së drejtës dhe ligjit. Varfëria në Kosovë ka rezultuar të jetë në shkallë të lartë, në fakt duket se kjo ka një shkaktar dhe ky është korrupsioni.

Lufta kundër varfërisë është, para së gjithash, luftë kundër korrupsionit. Dhe kjo është kuptuar nga qytetarët e Kosovës. Si rezultat i kësaj ne gjatë gjithë këtij viti kemi pasur një bashkëpunim të fuqishëm me ta. Ta lajmroshë një rast korruptiv në linjën pa pagesë nënkupton ndërhyrjen tonë të menjëhershme dhe parandalimin e keqpërdorimit nga disa “kleptokrat”; të miliona eurove të taksapagueseve kosovar. Si rrjedhojë në disa institucione të larta të Kosovës ne arritëm të stopojmë realizimin e “tenderëve”; të paligjshëm.

Apeli i para disa javëve i AKK-së i adresuar kah të gjitha institucionet qendrore e lokale për mirëmenaxhim dhe parandalim të keqpërdorimit të parasë publike, pavarësisht nga interpretimi që i është bërë nga disa njerëz, megjithatë ka reflektuar shqetësimin tonë për mënyrën sesi të papërgjegjshmit silleshin me buxhetin e Kosovës. Për ata që e interpretuan ashtu siç deshën atë apel ju rikujtojë se korrupsioni në Kosovë aktualisht po përbën një kancer që nuk po gërryen vetëm Buxhetin e Kosovës, por para së gjithash, po gërryen edhe shpirtin dhe identitetin e shoqërisë sonë.

Beteja kundër korrupsionit është betejë vendimtare për shoqërinë kosovare. Gjatë gjithë këtij viti ne nuk kemi qëndruar duarkryq, por nuk jemi të prirur për vetë kënaqësi, sepse beteja është në hapat e parë. Prandaj çdo lëvizje që ka tendencë të përhapjes së virusit korrupsion është e domosdoshme të shqyrtohet duke vendosur si kriter të parë programin antikorrupsion.

Shoqëria kosovare është shoqëri që posa doli nga lufta, dhe e ndajnë vetëm pak metra nga ai rrugëtimi shekullorë i arritjes së ëndrrës së saj. Prandaj ne duhet të përballemi dhe të luftojmë me vendosmëri të keqën, atë që e varfëron jetën tonë, atë që e rrënon të ardhmen tonë -dhe që është korrupsioni. Jo shumë moti populli i Kosovës pati guximin të ngritët për të kërkuar lirin dhe të mobilizohet kundër tiranisë dhe shtypjes. Unë besoi se edhe tash ka guximin për t'iu bashkuar luftës sonë kundër korrupsionin, e cila do ti hap rrugë krijimit të së ardhmes së ndritur për fëmijët tanë.

( Ky shkrim është botuar në shumicën e gazetave ditore kosovare) 

Kthehu tek lajmet tjera