Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

877 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


30 November 2007

Fjalimi i z. Preteni në konferencën, “Konsultimet rajonale për qasje në informatat zyrtare”; që u mbajt në Prishtinë

Të nderuar pjesëmarrës:

Para se gjithash më lejoni t'iu përgëzojë për këtë përkushtim të madh që jeni duke bërë në nxitjen dhe ngritjen e transparencës institucionale që është një parakusht fundamental i parandalimit të korrupsionit.

E kuptojë rëndësinë e takimeve rajonale siç është ky I sotmi sepse gjithmonë na shërbejnë jo vetëm për shkëmbim të përvojave personale por edhe të reflektojmë dhe të diskutojmë modelet e shumta të bashkëpunimit nga një perspektiv më e gjerë.

Agjensioni Kosovarë Kundër Korrupsionit është vënë në jetë tash e një vit e gjysmë, megjithatë ende nuk janë bërë një vit që kur ne e kemi shpallur funksionalitetin e plotë. Përkundër kësaj me stafin e vogël që kemi jemi mobilizuar me të gjitha forcat që të jemi në shërbim efikas të asaj që na takon me kornizën ligjore e përcaktuar nga Kuvendi I Kosovës, dhe që është implementimi i ligjit kundër korrupsionit.

Në raport me transparencën, të gjitha mangësitë eventuale në aspektin ligjor, që kanë mund të ndikojnë në praktikën tonë të përditshme, ne më një përkushtim të veçantë po përpiqemi që t''iu inkorporojmë ligjeve elemente shtesë që forcojnë transparencën.

Agjensioni do të jetë përgjegjëse që të ekzekutojë krahas ligjit kundër korrupsionit edhe Ligjin e Deklarimit dhe Kontrollit të pasurisë dhe Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit Me iniciativën tonë grupet e ekspertëve janë në vlugun e punës për Amandamentimin i Ligjit Kundër Korrupsionit, si dhe hartimi i strategjisë kosovare kundër Korrupsionit.

Duke pas parasysh që ne fuqishëm përkushtohemi për luftën dhe parandalimin e korrupsionit në epiqendër të veprimeve tona krahas aktiviteteve të deritashme do të jenë një varg aktivitetesh që janë në vijën e ngritjes së transparencës institucionale që janë parakusht I parandalimit të korrupsionit.

Ne si trup deri më tani kemi lobuar me gjithë energjinë tonë për mundësin e hapjes sa më të madhe institucionale, duke e pas parasysh rëndësinë që ne e kuptojmë për të drejtën për të qenë I informuar dhe për të ditur

Në këtë frymë, ne në dhjetor me ndihmën e UNDP dhe OSBE-së do të fillojmë edhe një fushatë të vetëdijesimit e cila për dallim nga fushatat e tjera të më hershme nuk ka cak publikun e gjerë, por kësaj radhe AKK në kuadër të fushatës do të orientohet në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të stafit civil ( të administratës publike). Është në interesin e të gjithëve që Kosova të ketë zyrtarë të administratës publike të përgatitur dhe të aftë që ti përgjigjen shpejt kërkesave të qytetarëve.

Krahas angazhimit për forcimin e transparencës institucionale ne do të orientohemi edhe në aftësimin e shërbyesve civil në fushën e kornizës ligjore. Në këtë drejtim krahas ligjit për luftën kundër korrupsionit dhe mënyrave se si do të zbatohet në praktikë, ekziston një iniciativë e fuqishme e ekspertëve vendorë e të jashtëm në drejtim të nxitjes së funksionimit efektivë të ligjit për qasje në dokumentet zyrtare.

Më lejoni t''iu them se para disa ditëve, me sponzorimin e UNDP-së dhe OSBE-së ne si Agjencion së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme vetë-qeverisëse, të gjykatave, të prokurorëve, përfaqësuesit e shoqërisë civile, Asociacionin e Gazetarëve profesionist të Kosovës, patëm një punëtori dy ditore, nga e cila dolën rekomandimet që me forcat e përbashkëta të iniciojmë ndryshimet e nevojshme të ligjeve në fuqi por edhe ta plotësojmë kornizën e ekzistuese me ligje të reja.

Ne I falënderojmë sinqerisht shoqërinë civile e posaqyrishtë mediat të cilat kanë qenë një aleat I pavazendëueshëm I luftës sonë kundër korrupsionit. Besoi se së bashku do të jemi edhe në sfidat që na presin?

Edhe një herë ju përgëzoj për këtë konferencë dhe të gjithëve dhe ju urojë punë të mbarë.

 

Hasan Preteni 
Agjensioni Kosovar kundër Korrupsionit Prishtinë 30 nëntor 2007

Kthehu tek lajmet tjera